Orav: Institucionet t'u shërbejnë interesave të të gjithëve

Shkup, 5 maj 2016 (MIA) - Institucionet duhet t'u shërbejnë interesave të të gjithë qytetearëve, porositi euroambasadori Aivo Orav gjatë fjalimit në konferencën e sotme "Dita e integritetit - parandalim i korrupsionit dhe përpljasjes së interesave në njësitë e vetëqeverisjes lokale".

"Vendi juaj për momentin po përballet me krizë serioze politike dhe krizë në raport me sundimin e së drejtës", tha Orav, duke shtuar se përpjekjet e shtuara për luftë kundër korrupsionit në nivel qendror dhe lokal janë kyçe për përparimin e vendit.

Për fat të keq, vendimi i kohëmëparshëm i presidentit Ivnaov për falje i minon këto përpjekje. "Lidhur me atë, të gjitha institucionet shtetërore duhet t'i ndihmojnë Prokurorisë Speciale Publike  (PSP) që ta kryejë punën e vet. Megjithatë, qytetarët e këtij vendi me të drejtë presin nga organet e veta për zbatimin e ligjit që ta zbatojnë drejtësinë dhe ta luftojnë korrupsionin. Këto institucione nuk duhet t'u shërbejnë interesave vetëm të disave, por të gjithëve", potencoi euroambasadori Orav.

Zëvendësambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Helge Zander, ndërkaq tha se punë shumë me rëndësi për të gjitha partitë politike në vend është që të krijohet ambient për punë të papengueshme të PSP-së.

"Një hetim i plotë për këtë është me të vërtetë gurthemel, në mëynrë që të kihet besim, stabilitet", tha Zander, duke shtuar se Gjermania jep mbështetje për punën e papengueshme të PSP-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail