Petir: Në pushtet vihet me anë të rrugës demokratike në zgjedhje

Shkup, 5 maj 2016 (MIA) - Zgjedhjet në Maqedoni tashmë nuk duhet të shtyhen. Në pushtet vihet me anë të rrugës legjtime dhe demokratike. për përmbushje të kushteve për zgjedhje, kompetent i vetëm për t'u deklaruar është Komisioni shtetëror zgjedhor, e jo dikush nga jashtë. Të gjithë politikanët dhe partitë politike duhet ta respektojnë marrëveshjen e arritur dhe bashkarisht të bëjnë gjithçka për t'i ndihmuar Maqedonisë në eurointegrimet e saja. Për realizimin e tyre, ndërkaq, çështjeve bilaterale, si çështja me Greqinë, nuk duhet të vendosen si kushte për respektimin e negociatave, potositi sot eurodeputetja kroate, Mariana Petir.

Ajo para debatit me temë "BE bisedime: Politika e zgjerimit dhe perspektivat e saj", që në Shkup e organizon Sekretariati për çështje evropiane, theksoi se Maqedonia kohë më aprë i ka përmbushur të gjitha kushtet për t'i filluar negociatat me BE-në. Nëse Këshilli i BE-së vazhdon me politikën të cilën po e zhvillon tani, tha, do ta tregojë jokredibilitetin e vet, e ajo nuk është mirë sepse asnjëherë, asnjë vendi i cili ka qenë kandidat për anëtarësim në BE nuk i janë parashtruar kushte që kanë të bëjnë me çështje bilaterale.

Petir dakordohet se rrugën e Maqedonisë drejt integrimeve evropiane e vështirësojnë edhe problemet e brendshme politike.

"Mendoj se politikanët e Maqedonisë kanë mjaft përgjegjësi dhe dashuri për popullin e vet në mënyrë që të kuptojnë se prioritet janë integrimet evropiane dhe se rreth asaj duhet të arrijnë unitet. Ekzistojnë shumë çështje rreth të cilave politikanët mund të konfrontohen, t'i argumentojnë qëndrimet e veta, t'i paraqesin programet dhe vlerat e veta për të cilat angazhohen dhe atë zgjedhësit e tyre do ta njohin", theksoi Petir.

U bëri thirrje të gjithë politikanëve dhe partive politike të tregojnë unitet, dhe, siç tha, ta anashkalojnë atë që i ndan, të shohin çka i bashkon dhe ta ndihmojnë Maqedoninë në rrugën e rëndësishme drejt BE-së.

Shtoi se Maqedonia tashmë ka treguar se ka rol shumë të rëndësishëm dhe kyç në krizën me migrantët. Ajo, tha Petir, reagoi mirë dhe me kohë, kërkoi ndihmë kur ajo nevojitej.

"Shpresoj se Komisioni nga kjo çështje, ndërsa edhe nga disa bisedime të mia do të kuptojë se roli i Maqedonië sëthë mjaft kyç dhe se Maqedoninë duhet ndihmuar. Vendit i duhet një mbështetje politike mën ndryshe nga ajo që për momentin e merr nga BE-ja. Ju e dini se Parlamenti evropian dhe KE-ja janë me qëndrim të njejtë rreth çështjes me fillimin e negociatave, por neve na paraqet problem Këshilli, përkatësisht çështja të cilën Greqia sërish dhe sërish e vendosë në rend dite, ndërkaq e dimë se mu ajo e shkeli Marrëveshjen e përkohshme me Maqedoninë", theksoi eurodeputetja kroate.

Lidhur me mundësinë që rekomandimi për anëtarësim në BE t'i merret në samitin e ardhshëm sepse ai është i kushtëzuar me zgjidhjen e krizës politike, eurodeputetja kroate theksoi se mu për atë arsye porositë që me forca të përbashkëta të zgjidhen problemet e brendshme, të resperktohet marrëvehsja që është nënshkruar vitin e kaluar, të mos minohet dhe zgjedhjet të mos shtyhen më.

"Në pushtet vihet me anë të rrugës demokratike, në pushtet vihet me zgjedhje, ata që do të fitojnë shumicën në ato zgjedhje, do të kenë legjitimitet dhe do të mund t'i zbatojnë programet e veta, por do të kenë edhe pozitë më të fuqishme dhe legjitime, gjithashtu të negociojnë dhe të japin argumente në atë anë nga ku ku vijnë obstruksionet në rrugën e Maqedonisë drejt BE-së", theksoi Petir.

U bëri thirrje të gjithë atyre që e kanë nënshkruar marrëveshjen e vitit të kaluar të fillojnë t'i përmbahen asaj, të sigurohen zgjedhje legjitime, demokratike dhe të drejta, ndërsa zgjedhjet tashmë të mos shtyhen dhe në atë mënyrë Maqedonisë t'i jepet pushteti legjitim dhe demorkatik i cili do të punojë në interes të popullit të Maqedonisë.

Duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me qëndrimibn e disa përfaqësuesve të caktuar të komunitetit ndërkombëtar se nuk ka kushte për zgjedhje të drejta, petir theksoi se Maqedonisë nuk i duhet kurfarë tutori për cilën do çështje.

Kërkoi që KSHZ-ja të dalë në opinion dhe t'u përjgigjet vërejtjeve që paraqiten. "Atë duhet ta thotë një ttrup i autorizuar, e jo dikush nga anash, jo unë, as cili do përfaqësues tjetër nga vende të tjera. Ajo nuk është punë e jona", konsideron Petir.

Lidhur me paralajmërimet se është e mundur që BE-ja të ndërmarrë sanksione ndaj Maqedonisë, Petir theksoi se kjo nuk është e mundur.

"Nuk mundet BE-ja të sjellë çfarëdolloj sanksionesh ndaj Maqedonisë. Ju jeni shtet sovran i cili ka Kushtetutëpn e vet dhe në atë kuptim funksiononi si shtet i pavarur, kështu që nuk shoh se BE-ja do të ndërmarrë çfarëdo lloj sanksionesh ndaj jush.

Ajo, siç tha, është anëtare e Parlamentit evropian i cili e ka nxitur dhe e udhëheqë grupin joformal për miqësi me Maqedoninë. Kjo, tha Petir, flet se ajo me të vërtetë është mike e Maqedonisë dhe se është e gatshme të ndihmojë aq sa është e mundur për t'i tejkaluar të gjitha pengesat që vendosen para saj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail