Kuvendi i miratoi ndryshimet në Kodin zgjedhor, nuk ka zgjedhje më 5 qershor (PLT)

Shkup, 18 maj 2016 (MIA) - Me 96 vota "pro" dhe asnjë kundër ose abstenim, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sonte në seancë i miratoi ndryshimet e Kodit zgjedhor, me procedurë të shkurtuar, me të cilat parashihet heqje e anëtarëve me të cilët është paraparë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 5 qershor. Me ndryshimet, e propozuara nga Talat Xhaferi nga BDI-ja, nuk parashihet datë e re për mbajtje të zgjedhjeve.

Në debatin për ndryshimet zgjedhore  janë dëgjuar shumë akuza, sulme të ndërsjella për gjendjen në shtet, për atë kush çka ka fituar ose ka humbur nga anulimi i zgjedhjeve. Deputetët e opozitës konsiderojnë se zgjedhje korrekte nuk mund të mbahen, ndërsa deputetët e partisë qeveritare se opozita ik nga përballja me popullin për shkak të rejtingut të ulët.

Sipas deputetit të BDI-së Xhevat Ademi vendimi i gjykatës është si një çudi dhe zgjidhje historike, ndërsa BDI-ja është ngritur mbi kornizat politike dhe ka ofruar opsion për zhvillimin e demokracisë. Partia angazhohet për heqjen e abolimit dhe konsideron se grupet e deputetëve duhet të ofrojnë zgjidhje edhe për këtë çështje kontestuese. Kërkoi mirëkuptim në orientimin gjeopolitik të shqiptarëve në Maqedoni, dhe ajo është, tha ai, anëtarësimi në BE dhe NATO. Mendon se me vendimin e BDI-së të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit iu ka bërë shërbim LSDM-së.

Deputeti i LSDM-së opozitare, Petre Shilegov i replikoi Ademit duke i porositur se derisa flet për BE-në dhe NATO perspektivën, ndërsa BDI-ja voton kundër marrëveshjes së Përzhinos, e cila, siç tha, është pjesë e asaj që duhet të bëhet në këtë rrugë dhe se në këtë mënyrë vendoset në mbrojtje të bandës politike dhe krimit. Paralajmëroi edhe parashtrim të interpretimit autentik të ligjit për amnisti.

Për këtë iu kundërpërgjigj Ademi duke theksuar se LSDM-ja dëshiron pushtet pa zgjedhje, zgjedhje pa konkurrencë, pa legjitimitet dhe se dëshirojnë dikush tjetër ta shpërthejë betejën e tyre.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pasdite i konstatoi edhe dorëheqjet e ministrave të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe të Punës dhe Politikës Sociale Frosina Tashevska-Remenski, si dhe të zëvendësministrave plotësues të Financave Kire Naumov, të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Aleksandar Kiracovski dhe të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski.

Deputetët, në propozim të kryeministrit për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme Emil Dimitriev për anëtarë të rinj të Qeverisë i zgjodhi Mitko Çavkov të Punëve të Brendshme dhe Dime Spasov të Punës dhe Politikës Sociale.

Dimitriev në sqarim theksoi se për këtë ka vendosur sipas vendimit të Gjykatës kushtetuese dhe ndryshimet e propozuara të Kodit zgjedhor.

Kryetari i Kuvendit e caktoi këtë seancë pas vendimit të sotëm njëzëri të Gjykatës kushtetuese të Republikës së Maqedonisë që të fillojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit për shpërndarjen e Parlamentit nga 18 janari i vitit 2016 dhe Vendimit për ndryshim të vendimit për shpërndarjen e Kuvendit nga 23 shkurti i vitit 2016. Me këtë rast, gjykatësit kushtetuese sollën edhe masë kohore me të cilën ndalohen aktivitetet zgjedhore.

Iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për shpërndarjen e Parlamentit u parashtrua nga Talat Xhaferi nga BDI-ja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail