Kryetari i VMRO-DPMNE-së Gruevski u takua me Hojt Ji

Shkup, 18 maj 2016 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski u takua me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit i obliguar për çështje për Evropë dhe Azi Hojt Brajan Ji.

Në takim, siç kumtuan nga partia, u bisedua për shumë tema aktuale lidhur me tejkalimin e krizës politike në shtet, për mënyrat dhe modalitetet për dalje, si dhe për realizimin e qëllimeve strategjike të shtetit në pikëpamje të realizimit të proceseve integruese.

Gruevski theksoi se partia është e orientuar dhe e përkushtuar drejt gjetjes së zgjidhjeve të cilat janë në drejtim të respektimit të vullnetit të qytetarëve dhe në funksion të tejkalimit të krizës aktuale politike dhe krijimit të kushteve për përparim.

Bashkëbiseduesit biseduan edhe për reformat për përparimin e gjendjeve në sfera të ndryshme të cilat janë të lidhura me situatat integruese. Gruevski theksoi se prioritet janë hapat të cilat janë të lidhura me planin e akcizës së BE-së në drejtim të përparimit të vazhdueshëm të standardeve në shumë sfera lidhur me proceset integruese.

Gruevski theksoi se prioritet mbetet edhe zhvillimi i ekonomisë, hapja e vendeve të reja të punës dhe mbrojtja dhe përparimi i standardit jetësor mbetet detyrë kryesore në politikat e VMRO-DPMNE-së.

Për VMRO-DPMNE, theksoi Gruevski, nga interesi strategjik mbetet anëtarësimi në NATO aleancën, si dhe integrimi në bashkimin Evropian me ç'rast, siç potencoi, është mbështetje jashtëzakonisht e rëndësishme nga partnerët e ndryshëm në realizimin e qëllimeve të projektuara.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail