KSHZ-ja i pengoi të gjitha aktivitetet zgjedhore

Shkup, 19 maj 2016 (MIA) - Komisioni Shtetëror Zgjedhor në seancën e sotme i pengoi të gjitha aktivitetet lidhur me zgjedhjet të cilat janë caktuar më 5 qershor, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Кushtetuese.

Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Çiçakovski tha se duhet të pengohen edhe të gjitha aktivitetet e mëtutjeshme të komisioneve zgjedhore komunale, të cilat megjithatë duhet të marrin hua deri te KSHZ-ja, të dorëzojnë raport për punë dhe raport financiar për periudhën nga zgjedhja e tyre deri më 18 maj të vitit 2016.

"Propozoj të sillet konkludim që të pengohen të gjitha veprimet dhe aktivitetet e mëtutjeshme  në drejtim të zbatimit, gjegjësisht të dorëzojmë informacion që të pengohen të gjitha veprimet dhe aktivitetet e mëtutjeshëm në drejtim të zbatimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që duhej të mbaheshin më 5 qershor të vitit 2016 dhe të cilat është dashur t'i ndërmarrë Agjencia mediale për shërbime audio dhe audiovizuаle, Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit, Enti Shtetëror për Statistikë dhe Enti Shtetëror për Revizion", tha Çiçakovski.

Anëtari i KSHZ-së Subhi Jakupi theksoi se Komisioni do të vazhdojë me aktivitetet të cilat, siç shtoi, shkojnë në drejtim të punës së përditshme që është kompetencë e KSHZ-së. "Siç filluam dhe arritëm deri në pastrimin e Listës zgjedhore, mendoj se edhe mëtej duhet të vazhdojmë me këto aktivitete", tha Jakupi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail