Menduh Thaçi realizoi takim me Johanes Hajndëll

Tetovë, 20 maj 2016 (MIA) -  Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, sot në selinë e partisë realizoi takim me përfaqësuesin e posaçëm të Gjermanisë për Maqedoni, Johanes Hajndëll.

Në takim është biseduar për krizën politike në vend dhe pikëpamjet e PDSH-së për tejkalimin e kësaj situate, si dhe për tema të tjera në interes të përbashkët.

Në takim, siç ceket në kumtesë, kryetari i PDSH-së ka theksuar se shkaktarët e krizës, VMRO-BDI vazhdojnë me veprimet e tyre të njëanshme dhe të papërgjegjshme për çështjet të cilat ishin pjesë e bisedimeve dhe për të cilat duheshe të arrihet konsensus në mes të katër partive më të mëdha politike në vend, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të SHBA dhe BE.

Thaçi gjithashtu ka cekur se për PDSH-në dhe shqiptarët, kjo sjellje është e papranueshme, thellon krizën politike dhe ngulfat perspektivën euroatlantike të vendit. Thaçi më tej, vlerësoi se rrugëdalja e vetme nga kjo situatë është vazhdimi i dialogut të mirëfillte dhe implementimi i zgjidhjeve që dalin nga ky proces me ndërmjetësim dhe garanca të faktorit ndërkombëtarë, me theks të veçantë për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe të marrëdhënieve ndëretnike, theksohet në kumtesë.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi e ka siguruar Ambasadorin Hajndëll se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro-atlantike të vendit dhe se do veprojë fuqishëm për ta ndryshuar këtë situatë të rëndë në Maqedoni, thuhet në fund të kumtesës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail