Hajndël: Liderët partiak t'i vënë interesat shtetërore para atyre partiake

Tetovë, 20 maj 2016 (MIA) - Liderët partiak të ndërmarrin përgjegjësi dhe t'i lënë interesat e shtetit para atyre partiake, deklaroi i dërguari i posaçëm i Gjermanisë Johanes Hajndël pas takimeve të sotme në Tetovë me liderët e BDI-së, Ali Ahmeti dhe të PDSH-së, Menduh Thaçi.

Hajndël pas bisedave me Ahmetin dhe Thaçin në selitë e tyre partiake, për mediat vetëm tha se qëndrimet e tyre mbesin në linjë të kumtesave paraprake të përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini dhe eurokomisarit për zgjerim Johanes Han.

Për takimin e Hajndël me Ali Ahmetin, me kumtesë doli BDI-ja.  Ahmeti, ashtu siç informon partia, e ka njoftuar të dërgurin Hajndël me  zhvillimet e fundit në vend, me ç'rast e ka  përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese pas iniciativës së BDI-së që mundësoi rikthimin e Parlamentit dhe anulimin e zgjedhjeve në afat të pacaktuar, si dhe për mundësinë ligjore të krijuar për terheqje të faljes së Ivanovit, për falje dhe   garanca për vazhdimin e punës së Prokurores speciale.

Këto hapa e rikthyen stabilitetin dhe sigurinë, ndërsa janë edhe parakusht për zbatimin e reformave që do të sjellin zgjedhje të besueshme.  Ahmeti theksoi që Marrëveshja e Shkupit vijon në kapacitet të plotë, me prokurori speciale dhe komision zgjedhor të pavarur, ndërsa Qeveria do të zbaton reformat e parapara me përkushtim.  Ahmeti gjithashtu ngriti nevojën për rikthim të agjendës së zgjidhjes së çështjes së emrit dhe ftoi ambasadorin Hajndël dhe Qeverinë gjermane që të fokusojnë energjinë në këtë drejtim pasi që të gjitha çështjet e pazgjidhura të këtij vendi  burojnë nga ky problem, qëndron në kumtesën e BDI-së.

Për krizën politike në Maqedoni Hajndël ka biseduar edhe me liderin e PDSH-së Menduh Thaçi. PDSH kumtoi se Thaçi në takim ka theksuar se shkaktarët e krizës, VMRO-BDI vazhdojnë me veprimet e tyre të njëanshme dhe të papërgjegjshme për çështjet të cilat ishin pjesë e bisedimeve dhe për të cilat duheshe të arrihet konsensus në mes të katër partive më të mëdha politike në vend, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të SHBA dhe BE.

Thaçi gjithashtu ka cekur se për PDSH-në dhe shqiptarët, kjo sjellje është e papranueshme, thellon krizën politike dhe ngulfat perspektivën euroatlantike të vendit. Thaçi më tej, vlerësoi se rrugëdalja e vetme nga kjo situatë është vazhdimi i dialogut të mirëfillte dhe implementimi i zgjidhjeve që dalin nga ky proces me ndërmjetësim dhe garanca të faktorit ndërkombëtarë, me theks të veçantë për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe të marrëdhënieve ndëretnike. Thaçi e ka siguruar Ambasadorin Hajndëll se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro-atlantike të vendit dhe se do veprojë fuqishëm për ta ndryshuar këtë situatë të rëndë në Maqedoni, thuhet në kumtesën e PDSH-së.

Me takimet me liderët e BDI-së dhe PDSH-së, Hajndël e rrumbullaksoi bisedën me nënshkruesit e Marrëveshjes së Shkupit. Për krizën politike në Maqedoni dhe mundësitë për tejkalimin e saj,  i dërguari special gjerman mbrëmë në Shkup ka biseduar edhe me liderët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev, si dhe me presidentin Gjorge Ivanov dhe kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanoski.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail