Kryetari BDI-së Ali Ahmeti i informoi zyrtarët evropianë rreth zhvillimeve të fundit në vend

Tetovë, 20 maj 2016 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në selinë e BDI-së në Tetovë është takuar me Robert De Grot, Drejtor Shtetëror për Bashkëpunim Evropian në Ministrinë e Jashtme të Holandës si dhe Ambasadorin holandez në Maqedoni, Vauter Plomp.

Në takim, siç njofton Zyra për informim e BDI-së, u diskutua rreth krizës politike në Maqedoni, zhvillimeve të fundit si dhe për hapat e mëtejmë në drejtim të konsolidimit të shtetit dhe të institucioneve.

Ahmeti në takim njoftoi për hapat konkret që i ndërmori BDI për ta rikthyer parlamentin dhe njëkohësisht për t'i anuluar zgjedhjet e paracaktuara për më pesë qershor, ndërsa inicioi edhe ndryshime në ligjin për falje me çka i mundësohet edhe presidentit Ivanov që t'i tërheq ato, por gjithashtu ju mundësohet edhe të falurve që të kërkojnë tërheqjen e faljes me çka detyrohet Presidenti që të vepron.

Gjithashtu, në drejtim të lehtësimit të punës së Komisionit Shtetëror Zgjedhor për pastrim të listës zgjedhore dhe plotësim të kushteve ligjore për zbatim të zgjedhjeve të besueshme, Kuvendi ka miratuar urgjentisht disa ligje dhe kjo dëshmon përkushtimin tonë serioz për t'i zbatuar reformat në përputhje me obligimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Shkupit, rekomandimet urgjente të Komisionit Evropian, raportit të Pribesë dhe Dialogut të Lartë Paraqasës me Bashkimin Evropian.

Ahmeti, siç thuhet më tej, theksoi që para nesh kemi një agjendë shumë ambicioze reformuese në përputhje me marrëveshjen e Shkupit, prioritetet e Komisionit Evropian, raportit të Pribëse dhe dialogut të lartë paraqasës sepse të gjitha këto do të mundësojnë reformim të sistemit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme parlamentare.

Bashkimi Demokratik për Integrim bën politike autonome në interes të komunitetit shqiptar dhe të shtetit në përputhje me agjendën Euroatlantike dhe nuk është instrument as i VMRO DPMNEsë as i LSDMsë.

Ahmeti gjithashtu theksoi që pritjet e komunitetit ndërkombëtar janë vepra dhe jo premtime dhe siç shton, ne e kemi të qartë këtë qasje dhe po veprojmë në përputhje me pritjet e miqve ndërkombëtar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail