Kryetari i PDSH-së, Thaçi takon shefin e misionit mbikëqyrës të OSBE-së, Petersen

Tetovë, 20 maj 2016 (MIA) - Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me Shefin e Misionit Mbikëqyrës të OSBE-ODIHR, ambasadorin, Jan Petersen.

Temë e bisedës, siç thuhet në kumtesën e Shërbimit për informim të PDSH-së, ishte kriza politike në vend si dhe organizimi i proceseve zgjedhore.

Thaçi në takim, theksoi se një ndër prioritetet e PDSH-së është edhe organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, me të vetmin qëllim eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve, andaj në këtë drejtim, siç shtohet më tej, kërkoi përkrahjen e faktorit ndërkombëtar që të garantohen zgjedhje të lira, demokratike dhe të besueshme, kurdo që të mbahen ato.

Lideri i PDSH-së Thaçi, gjithashtu potencoi se frikësimet, kërcënimet dhe shantazhet ndaj qytetarëve vazhdojnë të ngelin shqetësim kryesor për PDSH-në, sikurse edhe partizimi dhe politizimi i skajshëm i institucioneve.

Partia Demokratike Shqiptare në asnjë mënyrë nuk mund të tolerojë frikësimin e qytetarëve, aq më pak kur kjo bëhet për qëllime politike, theksoi Thaçi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail