Ivanov: Unë nuk mbroj kriminelë, unë i mbroj interesat e shtetit

Shkup, 24 maj 2016 (MIA) - Na nevojitet pajtim kombëtar, thotë presidenti Gjorge Ivanov, në bisedë për gazetën ditore gjermane "Frankfurter algemajne cajtung", duke e komentuar vendimin e tij për falje nga 12 prilli.

Ivanov përgjigjet se, nëse nevojitet, edhe një herë do ta sillte vendimin e njejtë. "Unë nuk mbroj kriminelë, unë i mbroj interesat e shtetit", thotë presidenti Ivanov për gazetën gjermane.


"Biseda me të të çon thellë në palcën e ndarjes së shoqërisë së Maqedonisë, që zvarritet nëpër familjet, miqësitë dhe fqinjësitë dhe në historinë e qytetarëve të Maqedonisë, nën ndikim të dhunës dhe teorive të shantazhit, identiteti i të cilëve nga fqinjtë e veriut, jugut dhe lindjes sërish dhe sërish vihet nën pikëpyetje", thotë në analizën me titull "Maqedonia - Njëqind vite luftë për identitet".

Kriza e tanishme, shpjegon presidenti Ivanov, nuk është asgjë tjetër por vetëm një kapitull në historinë e ndarjeve e cila po zgjat më shumë se njëqind vite. "Ne jemi robërues të mentalitetit të politikanëve tanë, ka ardhur koha për persona të rinj", është decid Ivanovi.

"Dhe siç dikur јanë nxitur luftimet në krahët e VMRO(OBRM) nga fqinjtë, kështu konflikti i sotëm maqedonaso-maqedonas ka qenë vepër e forcave të jashtme. Maqedonia dëshiron të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s - kjo është një prej çështjeve të pakta, për të cilat jashtë të gjithë nyjeve politike dhe etnike, mbisundon unitet", analizon gazeta gjermane.


Njëkohësisht, gazeta thekson edhe në problemet për emrin me Greqinë.

"Jugosllavia është tashmë për një kohë të gjatë e vdekur, vetëm ne e kemi në emër", thotë presidenti Ivanov. "Ky është një emër nekrofil" e transton qëndrimin e presidentit gazeta gjermane.

Për shkak të emrit, transmeton "Frankfurter algemajne cajtung", Greqia e pengon hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe fillimin e negociatave inkuadruese me BE-në - edhe pse Komsioni Evropia çdo vit tashmë shtatë vite me radhë e rekomandon fillimin e negociatave inkuadruese.

"Kjo është një arsye e vërtetë për frustrim të brezit të ri", thotë Ivanovi.

Nëse pyesni për dalje të mundshe nga kriza,  nga të gjitha palët do të merrni dy përgjigje të mundshme: në rastin më të mirë është nuk ka rrugëdalje, si zgjidhje shihet vetëm disfata e palës kundërshtare, konkludon gazeta gjermane në analizën e saj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail