Prej sonte fillon Ku-Fest festivali i parë i teatrove në Kumanovë

Kumanovë, 25 maj 2016 (MIA) - Për pesë netë, gjegjësisht prej sonte deri më 30 maj, Teatri i qytetit të Kumanovës do të jetë organizator i edicionit të parë të Festivalit të teatrove, Ku-fest.

Gjatë këtyre netëve në skenën e Teatrit të Kumanovës do të ngjiten pesë teatro të ndryshme shqiptare nga Kosova dhe vendi, ndërsa shfaqjet për të gjithë adhuruesit e teatrit do të jenë falas dhe të gjitha do të fillojnë prej orës 20.

Organizatorët e festivalit shpresojnë që ky festival të bëhet tradicional sepse, siç thonë, qytetarët e Kumanovës e meritojnë ta kenë për çdo vit dhe të shohin shfaqje të ndryshme ndërkombëtare.

Festivalin do ta hap trupa e Teatrit "Ultra" nga Kumanova me shfaqjen "Qeni i Baskervilëve" të autorit Arthur Conan Doyle, i cili flet për detektivin e famshëm Sherlock Holms ndërsa shfaqja vjen me regji të Qazmedin Nuredinit. Në shfaqje do të interpretojnë aktorët: Shkëlqim Islami, Enver Halimi dhe Sefedin Shabani.

Në natën e dytë të festivalit do të shfaqet shfaqja e autorit Jeton Neziraj, "Lufta në kohën e dashurisë" e Qendrës Multimedia nga Prishtina. Shfaqja vjen nën regjinë e Blerta Neziraj ndërsa do të luajnë aktorët: Aurita Agushi, Shengyl Ismaili, Shkelzen Veseli, Albulena Kryeziu dhe Molikë Maxhuni.

Në shfaqjen "Lufta në kohën e dashurisë", katër gra të çuditshme të Kosovës rrëfejnë intimitetet, pasionet, marrëzitë, sekretet dhe dëshirat e tyre. Ato kanë krijuar një botë të përbashkët imagjinare, ku loja e argëtimi bëhen streha e tyre për të mbijetuar. Në shfaqje shpalosen me humor, stereotipa e klishe sentimentale, tregime e muhabete grash: për dashurinë, frikën, hakmarrjen, e të shkuarën e trishtë.

Në natën e tretë të festivalit gjegjësisht më 27 maj në kuadër të festivalit “Ku-fest”para publikut kumanovar do të shfaqet shfaqja "Biondi - Qeni" e Teatrit shqiptar të Shkupit, e regjisorit të njohur turk, Ali Volkan Çetinkaja. Në rolet kryesore luajnë, Ylber Murtezi, Ibrahim Xhamaili dhe Agron Biba ndërsa shfaqja është me skenografi të Enes Dearit.

Biondi – Qeni e autorit turk Murat Xhan Kibirollu, bart elemente absurde dhe me pyetje të tilla shfaqja vazhdon në mënyrë specifike. Biondi 20­vjeçar, i regjisorit Çetinkaja është një karakter i përjashtuar nga të tjerët, ndërsa "Qeni’" një karakter që ka 'refuzuar' me vetëdije. Të dy bashkohen në një qeli. Sëmundja lebroze e Biondit është një dënim i pamëshirshëm nga të tjerët që as vet ai nuk e kupton.

Për më 28 maj nuk është paralajmëruar asnjë shfaqje.

Shfaqja "Ikja nga Gjermania" e Teatrit "Dodona" nga Prishtinë do të shfaqet më 29 maj. Kjo shfaqje është me tekst të Ilir Ajdinit ndërsa nën regjinë e Kastriot Saqipit. Shfaqja flet për dy emigrantë shqiptarë, të cilët jetojnë në Gjermani në vitet e 90-ta, të cilët mundohen të gjejnë forma të ndryshme për marrjen e pensionit. Njëri prej tyre është azilant politik, tjetri ka marrë azil për arsye ekonomike. I bie se njëri është idealist e tjetri materialist. Ata nuk pajtohen me idetë e njëri-tjetrit, por as nuk mund të rrinë të ndarë. Idealin e vetëm të përbashkët e kanë Shqipërinë dhe Enver Hoxhën. Në rolet e emigrantëve luajnë: Brahim Basha dhe Basri Shala-Virusi.

Në natën e fundit të festivalit gjegjësisht më 30 maj do të shfaqet shfaqja “Një burrë mes dy grash” e Teatrit kombëtar të Kosovës. Kjo shfaqje është dramë e Erjon Papagjonit ndërsa vjen me regjinë e Ilirjan Himaj. Kurse në të luajnë: Agron Shala, Majlinda Kasumoviç dhe Albulena Kryeziu.

“Një burrë mes dy grash” është një dramë psikologjike e cila trajton luftën mes politikës dhe dashurisë, mes ndërgjegjes dhe ambicies.

Mbështetës kryesorë të festivalit janë: Komuna e Kumanovës, Ministria e Kulturës dhe INQK “Trajko Prokopiev”- Kumanovë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail