Mbështetje franceze për ndërtimin e kompleksit përkujtimor në Manastir

Shkup, 25 maj 2016 (MIA) - Delegacioni nga rajoni i Normandisë së Francës të cilin e përbëjnë drejtori i përgjithshëm i Qendrës përkujtimore në Kaen, Stefan Grimaldi dhe udhëheqësi i sektorit për ekspozita, Frank Mari, sot dhe nesër do të qëndrojnë në Maqedoni.

Siç informuan nga Ambasada franceze, Grimaldi dhe Mari në shoqëri të ambasadores së Republikës së Francës, Lorens Oer, sot do ta vizitojnë Manastirin që të njihen me aktivitetet në lidhje me projektin për hapësirën e muzeve e cila është në fazë të ndërtimit te Varrezat ushtarake franceze në qytet, ndërsa i dedikohet luftëtarëve nga Fronti lindor.

Grimaldi dhe Mari janë ekspertë nga sfera e muzeografisë dhe historiografisë të cilët e mbështesin ndërtimin e kompleksit përkujtimor dhe i cili, theksohet,  do të mundësojë njohje më të mirë me këtë front. Në vijim janë aktivitete dhe procedura të rëndësishme hulumtuese, në funksion të qëllimit për ruajtjen e monumenteve dhe përkujtimeve nga ajo kohë.

Stefan Grimaldi nga viti 2006 është drejtor i përgjithshëm i Qendrës përkujtimore në Kaen, dedikuar historisë së shekullit të 20-të, ndërsa tërë tematika e tij ka të bëjë me paqen. Me më shumë se 400.000 vizitorë në vit, kjo qendër është muzeu më i vizituar në Francë jashtë nga rajoni i Parisit.

Përndryshe, në Qendrën përkujtimore në Kaen nga 9 marsi i këtij viti dedikuar ekspozitës "Fotografi nga Fronti lindor" nga krijimtaria e fotografisë së vëllezërve Manaki, e cila do të hapet deri më 18 shtator.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail