Seanca të tre komisioneve kuvendore

Shkup, 25 maj 2016 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë do të mbajnë komisionet për arsim, shkencë dhe sport, për çështje ekonomike dhe për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

Në rend dite të Komisionit për arsim, shkencë dhe sport janë propozim-ligjet për themelim të Universitetit për mbrojtje nacionale, siguri dhe paqe "Damjan Gruev" në Shkup dhe për ndryshim të Ligjit për arsim të lartë, të dyja në lexim të dytë.

Anëtarët e Komisionit për çështje ekonomike do të debatojnë për Raportin vjetor për punën e Komisionit për mbrojtje të konkurencës në vitin 2015.

Në rend dite të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive janë raportet vjetore për punën e Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale për vitin 2015, për punë të Komisioni për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik për vitin 2015, për punën e Komisionit shtetëror për vendim-marrje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë në vitin 2015.

Në rend të Komisionit janë edhe Raporti për punën e Agjencisë për administratë për vitin 2015 dhe Raporti vjetor i Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit, respektimit, administratimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në vitin 2015.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail