Inovacione në industrinë e mishit

Shkup, 25 maj 2016 (MIA) - "Mikroorganizmat e dobishme e rrisin sigurinë e prodhimeve të mishit" është tema e panel-diskutimit të sotëm që e organizon kompania daneze Chr Hansen.

Trendet e konsumit në industrinë e mishit, kthimi ndaj traditës, Bakteret e dobishme kundrejt të dëmshmeve - ndryshim në paradigmë, Ushqim i sigurt, Mikroorganizma patogjene në mish, Si të shënohet përdorimi i baktereve të dobishme në paketim, janë vetëm disa nga temat në të cilat do të flasin pjesëmarrësit.

"Dëshirojmë t'i sjellim inovacionet në Maqedoni dhe t'i kombinojmë kërkesat dhe pritjet e konsumatorëve për prodhimet e mishit, kornizat ligjore për siguri të ushqimit dhe aspektet teknike gjatë aplikacionit i ashtuquajtur sejf pro kultura", thotë Meri Ilievska nga Chr Hansen.

Sipas saj, siguria në prodhimet e mishit rritet në mënyrë natyrore me përdorimin e lactobacilëve, mikroorganizma të cilat vijnë nga mishi. Prodhuesit kanë mundësi t'i plotësojnë kërkesat e konsumatorëve për prodhime të mishit më natyrore, më të shëndetshme dhe më të shijshme.

Në seminar do të marrin pjesë ekspertë vendorë dhe të huaj, profesorë nga Fakulteti për Shkenca Bujqësore dhe ushqim dhe Instituti për Ushqim pranë Fakultetit për Mjekësi Veterinare.

Chr Hansen e hapi zyrën e parë në Maqedoni në shtator të vitit 2014 në Fakultetin për Shkenca Bujqësore dhe Ushqim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail