Prezentim i projektit "Futboll pa kufij"

Shkup, 30 maj 2016 (MIA) - Në pritje të fillimit të Kampionatit evropian në futboll në vitin 2016, nikoqir i të cilit është Franca, sot në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë në Shkup do të prezantohet projekti "Futboll pa kufij" nga Ambasada e Gjermanisë dhe Instituti francez.

Projektin do ta prezentojnë ambasadorët e Francës dhe të Gjermanisë, Lorens Oer dhe Kristine Althauzer, të cilin bashkërisht e realizojnë dy ambasadat me mbështetje të zyrës së Francës dhe të Gjermanisë për të rinj, asociacioni "Loja" nga Tetova dhe Federata e Futbollit të Maqedonisë.

"Me rastin e Kampionatit evropian në futboll në vitin 2016, Instituti francez dhe Ambasada e Gjermanisë e zgjodhën futbollin si temë qendrore të këtij projekti të përbashkët, në kuadër të së cilit prej më 26 deri më 31 maj 2016 do të marrin pjesë djem dhe vajza nga Franca, Gjermania dhe nga Maqedonia në Shkup dhe në Tetovë. Pjesëmarrësit e këtij këmbimi kulturor, të cilët janë të moshës midis 18 dhe 25 vjeç, do të marrin pjesë në disa punëtori në të cilat do të punojnë në aspekte të ndryshme të futbollit siç është dukuria shoqërore", theksohet në kumtesën e Ambasadës së Francës.

Tema të punëtorive do të jenë roli i futbollit në shoqërinë bashkëkohore, konkretisht në luftën kundër diskriminimit, racizmit dhe dhunës në futboll, fuqia e futbollit të veprojë në drejtim të bashkimit social në kontekstin interkulturor, gjegjësisht të tërheq dhe të mobilizojë të rinj. Një pjesë e temave janë edhe: etika e sportit, veçanërisht përmes konceptit të "sportit të pastër" dhe luftës kundër dopingut, sfidave politike dhe ekonomike në futboll, barazisë midis gjinive, fenomenin e diskriminimit dhe racizmit dhe dhunën në futboll.

Në projektin krahas të rinjve, do të kyçen edhe futbollistët e njohur vendor, si Artim Shaqiri dhe Darko Pançev.

Ligjëratë do të mbajë edhe An Tati, doktor i sociologjisë sportive dhe profesor në Universitetin në Fransh-Konte, ndërsa do të organizohet edhe ndeshje miqësore në futboll midis pjesëmarrësve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail