Gruevski në 40-të vjetorin e partisë më të fuqishme politike evropiane EPP në Luksemburg

Luksemburg, 30 maj 2016 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, sot në Luksemburg do të marrë pjesë në shënimin e 40-të vjetorit të ekzistimit të Partisë popullore evropiane (EPP), struktura më e fuqishme politike në Evropë, lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Luksemburgu.

Së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel, me dyshen e liderëve të Bashkimit Evropian, Zhan-Klod Junker dhe Donald Tusk, eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han, 50-të eurodeputetë si dhe shumë kryetarë tjerë të shteteve dhe qeverive nga opsioni politik demo-kristian i "kontinentit të vjetër", Gruevski sot në ftesë të EPP-së do të jetë pjesë e kësaj ngjarje.

Sipas programit të Partisë popullore evropiane, sot në Luksemburg së pari do të mbahet mbledhje e kryesisë së EPP-së dhe Asamblesë politike. Për sonte është  caktuar pjesa solemne e festimit të 40-të vjetorit të ekzistimit të demo-kristianëve evropian dhe debat me temë "E ardhmja e Evropës" ku do të marrin pjesë liderët evropianë Merkel, Tusk, Junker, Han, Orban, Micotakis, e tjerë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail