Lëshohet në përdorim terreni sportiv në Shkollën e Mjekësisë në Gostivar

Gostivar, 30 maj 2016 (MIA) - Sot në prani të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, në Shkollën e Mesme Komunale të Mjekësisë, është lëshuar në përdorim terreni për sporte të ndryshme.

Kryetari i komunës, Bejta tha se në këtë mandat arsimit i është kushtuar rëndësi e veçantë dhe me dinamikë të njëjtë do të vijohet edhe në periudhën në vazhdim.

"Kemi kryer shumë investime në shkollat e mesme dhe fillore publike. Që procesi edukativ dhe arsimor të jetë më i kompletuar, duhet të krijohen edhe kushte për aktivitete fizike. Një mendje e shëndoshë duhet të krijohet me një trup të shëndoshë. Në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës, ndërtuam terrenin sportiv në Shkollën e Mesme Komunale të Mjekësisë. Terreni u kompletua me të gjitha standardet e nevojshme bashkëkohore që kërkohen në shtetet e Bashkimit Evropian. Është bërë asfaltimi i sipërfaqes rreth 1.000 metra katrorë, është bërë instalimi i ndriçimit publik, si dhe janë vendosur rrethoja dhe pajisjet e nevojshme sportive. Investimi i përbashkët i Komunës dhe Shkollës rreth vënies në funksion të terrenit sportiv, kap vlerën rreth  43 mijë euro", tha Bejta, i cili shtoi, se investimet në terrenet sportive do të vazhdojnë edhe në çerdhet dhe shkollat e tjera publike.

Drejtori i Shkollës, Agron Alili theksoi se pasi u arrit që të pavarësohet si subjekt i veçantë juridik, në Shkollën e Mesme Komunale të Mjekësisë filloi krijimi i kushteve hapsinore dhe kushteve të tjera të nevojshme. Objekti u meremetua, u bë ndarja fizike, hyrja e veçantë dhe u rregulla oborri i shkollës.

"Duke e pasur parasysh se shkolla e mesme e mjekësisë numëron 966 nxënës, u pa e arsyeshme që të bëhet ndërtimi i fushës sportive për zhvillimin e sporteve të ndryshme. Vlerësoj se është një nga investimet e qëlluara, normalisht me përkrahje të Komunës së Gostivarit. Duke u nisur nga fakti se shëndeti është mbi të gjitha, mendoj se terreni sportiv do të shërbejë për nxënësit të zhvillojnë orët e edukatës fizike, e cila është me peshë të madhe", tha Alili.

Me këtë rast, Bejta paralajmëroi se në përfundim e sipër është edhe salla sportive në Gjimnazin e Gostivarit që do të shërbejë edhe për 966 nxënësit e Shkollës së Mesme Komunale të Mjekësisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail