OBSH: "Përgatituni për paketim të unifikuar!"

Shkup, 30 maj 2016 (MIA) - "Përgatituni për paketim të unifikuar!" është motoja e Organizatës botërore të shëndetësisë dhe Konventës kornizë të OBSH-së të cilat këtë vit e shënojnë Ditën botërore pa duhan 30 maj.

Mjekja Elena Qosevska nga Instituti për shëndet publik informon se masat kryesore për paketim të unifikuar të prodhimeve të duhanit kanë të bëjnë me masat  drejt kufizimit ose ndalesës së kompletuar  të përdorimit të të gjitha amblemave, ngjyrave, fotografive nga brendi ose informata promovuese të cilat nuk janë emrat e brendeve të treguara në ngjyrë standarde ose stil standart të fontit.

Sipas saj, interesi për paketim të unifikuar nga viti në vit rritet.

Sqaroi se Konventa korrnizë e vitit 2008 parashikon gjashtë masa mes të cilave janë monitorimi dhe përdorimi i duhanit dhe politikat e parandalimit, zbatimi i ndalesave për reklamim, promovimi dhe sponsorimi në lidhje me duhanin, rritja e tatimeve për duhan,...

Duke i prezantuar të dhënat e rezultateve nga hulumtimet e zbatuara në Maqedoni, mjekja Silvana Onçeva theksoi se nga 2.430 nxënësit e anketuar  nga viti i parë dhe i dytë i vitit 2015,  43,5 për qind e meshkujve kanë pirë duhan në jetë, ndërsa 13,8 për qind kanë pirë në mbi  40 raste, derisa te femrat 33,5 për qind kanë pirë në jetë, ndërsa 7,9 për qind kanë pirë në mbi 40 raste.

Nxënësit më së shpeshti cigaren e parë e marrin në moshën 15 vjeçare që paraqet 15 për qind, derisa katër për qind cigaren e parë e kanë marrë në moshën nën nëntë vjeçare.

Në Maqedoni në 10 Qendra për shëndet publik ka Këshillimore për lënien e duhanit të cilat janë të arritshme nga gushti i vitit 2014.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail