Dita botërore kundër pirjes së duhanit

Shkup, 31 maj 2016 (MIA) - Me rastin e Ditës Botërore kundër pirjes së duhanit, Skopje Citi Moll në bashkëpunim me EPSH Instituti për sëmundje të mushkërive dhe tuberkulozit organizojë sot teste falas për të gjithë qytetarët.

Ekipi mjekësor i EPSH prej orës 11 deri në orën 14, në Skopje Citi Moll, do të kryejë matjen e vlerës së karbon monoksidit në frymën e nxjerrë, në prani të oksigjenit në gjak dhe të vlerës së rrjedhës ekspiratore maksimale.

Siç informojnë organizatorët, qytetarët do të mund ta plotësojnë pyetësorin me të dhëna të përgjithshme për shprehitë e pirjes së duhanit, ndërsa me ndihmën e personave mjekësorë dhe listave që kanë të bëjnë me pirjen e duhanit dhe mundësisë për llogaritjen se sa janë harxhimet e tyre për pirjen e duhanit dhe cilat janë përfitimet nëse heqin dorë nga pirja e duhanit. Përderisa gjatë hetimit të parë qytetarët marrin vlera më të larta se 7 atëherë do tu bëhen edhe kontrolle të tjera me qëllim që të marrin të gjitha informatat e nevojshme për shëndetin.

Njëkohësisht do të zbatohet edhe aksioni "Hiq dorë nga cigaret, merr libër dhe edukohu për shëndetin" nga i cili që të gjithë që do t'i hedhin kutit e veta me cigare do të marrin nga një libër nga shtëpia botuese "Prosvetno Dello" për shëndetin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail