Promovim i rajonit francez Alzas në Maqedoni

Shkup, 21 qershor 2016 (MIA) - Një delegacion francez i kryesuar nga drejtori i Agjencisë për promovim të rajonit Alzas, Filip Shukrin, sot do ta vizitojë Odën Ekonomike të Maqedonisë.

Alzas do të promovohet para afaristëve, por do të bëhet fjalë edhe për avancim të bashkëpunimit ekonomik.

Në promovim do të marrë pjesë edhe ambasadorja franceze Lorens Oer.

Do të organizohen edhe takime me përfaqësues të Sekretariatit për çështje evropiane, Lidhjes së Odave Ekonomike dhe Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, në të cilët do të bisedohet për përforcim të marrëdhënieve afariste.

Delegacioni i përbërë nga këshilltarë komunal, promotorë ekonomik, përfaqësues të shoqatave, kuzhinierë dhe pastiçierë të njohur, pasdite do të marrë pjesë pjesë edhe në konferencën për shtyp "Mirë se erdhët në Alzas" në hotelin "Meriot" ku do ta prezantojë rajonin nga aspekti ekonomik, turistik dhe gastronomik.

Delegacioni francez qëndron në Maqedoni nga 19 deri më 22 qershor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail