Përfaqësues nga Maqedonia në Samitin global për sipërmarrësi në SHBA

Shkup, 21 qershor 2016 (MIA) - Në Samitin global për sipërmarrësi 2016 (GES) në Kaliforni do të marrin pjesë edhe dy përfaqësues nga Maqedonia, të cilët i bashkohen më shumë se 700 sipërmarrësve nga tërë bota, si dhe investitorëve, folësve dhe liderëve në botën e sipërmarrësisë, informon Ambasada e SHBA-së në Maqedoni.

Përfaqësuesit e Maqedonisë në samtin që do të mbahet nga 22 deri më 24 qershor të vitit 2016 në Palo Alto, Kaliforni janë Bllagica Petreski dhe Zoran Nasteski.

Në samitin, siç është paralajmëruar do t'u bashkëngjiten funksionarë të lartë nga Qeveria e SHBA-së duke e përfshirë presidentin Barak Obama, ministrin e Tregtisë Peni Pritcker, drejtoreshën e Administratës për biznese të vogla Maria Kontreras-Sui, drejtorin e USAID-it Gejl Smith, ambasadorin special për çështje globale të femrave Ketrin Rasel si dhe nënsekretarin shtetëror për diplomaci publike dhe marrëdhënie me opinionin Riçard Stengell.

Ky është Samiti i shtatë me radhë në serinë e samiteve që paraprakisht u organizuan nga ana e Shteteve të bashkuara dhe qeverive të Turqisë, Emirateve të bashkuara arabe, Malajzisë, Marokut dhe Kenias.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail