Ministri Kuçi në mbledhjen e ministrave të tregtisë të vendeve në zhvillim pa dalje në det në Gjenevë

Gjenevë 23 qershor 2016 (MIA) - Ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi, sot dhe nesër merr pjesë në Takimin e Pestë të Ministrave të Tregtisë të vendeve në zhvillim e që nuk kanë dalje në det që mbahet në Gjenevë.

Kjo ngjarje, siç njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë, është organizuar me rastin e Marrëveshjes së re për lehtësimin e tregtisë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), ku organizatat ndërkombëtare do të ofrojnë një koncept të bashkëpunimit me këto vende në bazë të statusit të tyre të ratifikimit të Konventës dhe kategoritë e identifikuara për të përmbushur kushtet për zbatimin e tij.

Maqedonia ka përfunduar procesin e ratifikimit dhe ka depozituar instrumentin në Organizatën Botërore të Tregtisë për pranimin e marrëveshjes së 19 tetorit 2015 , e cila u bë vendi i 50 - të që ka përfunduar obligimin. Deri në maj, gjithsej 79 vende anëtare të OBT-së kanë përfunduar procesin e depozitimit të instrumentit dhe numri minimal është 107 vende që Marrëveshja të mund të hyjë në fuqi.

Ndër vendet pa dalje në det, vetëm tetë vende e kanë përfunduar procesin e depozitimit.

Ministri Kuçi,në konferencë vuri në dukje se Republika e Maqedonisë, si vend pa dalje në det, me vëmendje po ndjek progresin në negociatat për lehtësimin e tregtisë. "Si vend kontinental me ekonomi të hapur të tregut, Maqedonia është shumë e ndjeshme për efikasitetin e lëvizjes së mallrave përtej kufijve ,për shkak të fokusit të vendit për zhvillimin e konceptit për lehtësimin e tregtisë, lehtësimin e procedurave doganore dhe dokumenteve që përbëjnë pengesë për tregti, sistemin një sportel , lëshimi i licencave dhe lejeve, sistemet elektronike të pagesave dhe ndikimi i tregtisë të ndjekur nga sektori i biznesit", ka potencuar Kuçi.

Lidhshmëria në tregtinë e lidhjes së transportit, pjesëmarrja e vendeve pa dalje ne det në zinxhirin rajonal dhe global të furnizimit, të cilat duhet të jenë motor për të ulur koston e tregtisë dhe ndikimi i marrëveshjes së re për lehtësimin e tregtisë ishte një nga temat në të cilën u pëqendrua ministri Kuçi në fjalimin e tij .

Sasia e tregtisë në përgjithësi në vitet e fundit është rritur në mënyrë të vazhdueshme, sidomos në pjesën e eksportit. Sasia e përgjithshme në vitin 2013 u rrit me 4 për qind në krahasim me vitin 2012, me ç'rast eksporti u rrit me 6,6 për qind ndërsa importi me 1,4 për qind. Në vitin 2014 ,sasia e përgjithshme u rrit me 12,8 për qind , me çrast eksporti u rrit në 15,6 për qind ndërsa importi me 10,3 për qind në krahasim me vitin 2013, në vitin 2015 sasia e përgjithshme e tregtisë është rritur me 7, 4 për qind me çrast eksporti u rrit në 8.8 për qind ndërsa importi në 5,3 për qind.

Në fund ministri theksoi se Maqedonia do të vazhdojë të kryejë regjim transparent tregtar plotësisht në përputhje me rregullat dhe disiplinat e OBT-së . "Marrëveshja për Lehtësimin e Tregtisë është prioritet i lartë në vazhdën e zhvillimit të mjeteve të nevojshme për çështjet e tregtisë , për të mbështetur sektorin e biznesit të Maqedonisë dhe për të kuptuar më mirë detyrimet e marrëveshjes për tu siguruar zbatimi i duhur nën kujdesin e shtetit", ka theksuar Kuçi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail