Takim i fondeve për sigurim të depozitave nga Ballkani

Shkup, 23 qershor 2016 (MIA) - Fondi për Sigurimin e Depozitave të Maqedonisë është nikoqir i Takimit të katërt rajonal të fondeve për sigurimin e depozitave nga vendet e Ballkanit, anëtare të Forumit të të siguruesve të depozitave.

Në takimin, i cili prej dje deri nesër mbahet në Ohër, bisedohet për veprimin dhe rolin e fondeve të depozitave në rast të krizës. Përqëndrim të posaçëm do të jepet ndaj përforcimit të veprimit fondeve dhe rolit të tyre në promovimin e stabilitetit financiar, vendosjes se veprimit të përbashkët koherent me institucionet tjera financiare, konfirmimit të aktiviteteve të mundshme dhe reagimit në rast të krizës me shqyrtim të kompetencave të konfirmuara ligjore të fondeve, si dhe komunikim me qytetarët dhe përforcimin e besimit ndaj sistemit financiar, stabilitetit dhe sigurisë të depozitave të qytetarëve.

Krahas drejtorit të Fondit të Maqedonisë për sigurimin e depozitave, Goran Ançeski, në mbledhjen marrin pjesë drejtorët dhe përfaqësuesit e udhëheqësive të fondeve  për sigurim të depozitave nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi. Të gjitha këto vende janë nënshkruese të memorandumit të përbashkët për mirëkuptim, me të cilin u vendos platforma për përfaqësimin e interesave të ndësjella në organizatat ndërkombëtare, përmirësimin e përvojave ekspertizës, si dhe bashkëpunimin e përbashkët për përkrahje dhe pjesëmarrje në stabilitetin e tërësishëm financiar në rajon.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail