Promovim i renovimeve infrastrukturore në lokalitetin në Kokino

Kumanovë, 24 qershor 2016 (MIA) - Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Xhes Bejli dhe drejtoreshën e Muzeut të Kumanovës, Anita Cvetkovska do ta vizitojnë observatorin megalit Kokino ku do t'i promovojnë renovimet më të reja infrastrukturore të lokalitetit.

Renovimi, siç është paralajmëruar, përfshin udhërrëfyes të rinj, tabela informative, rrethojë mbrojtëse, aplikacion mobil për audio udhëheqje dhe ueb faqe të re zyrtare të Kokinos.

Projekti zbatohet për zhvillim të qëndrueshëm të Kokinos si destinacion turistik, si dhe për konservimin e tij. Qëllim i projektit është që lokaliteti të bëhet lehtë i kapshëm për turistë, ndërsa më pas të ruhet pamja e tij autentike. Kokino tërheq ndërmjet 10.000 dhe 30.000 vizitorë në vit, që tregon për potencialin e tij të madh si destinacion turistik.

Projektin e zbaton Muzeu i qytetit të Kumanovës në bashkëpunim me Grupin Lokal të Aksionit (GLA) Aber 2015. Ai është i financuar nga USAID dhe Qeveria e Zvicrës përmes Projektit për ekspansion të bizneseve të vogla, si dhe projekteve të ardhshme zhvillimore të Ministrisë së Kulturës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail