Tera Madre Maqedoni: Produktet tradicionale mbrojtës të identitetit dhe trashëgimisë kulturore

Shkup - 27 qershor 2016 (MIA) - Ta kultivojmë ushqimin tradicional dhe t'i mbështesim prodhuesit lokal të cilët janë mbrojtës së biodiversitetit, kulturës dhe identitetit.

Ky është mesazhi nga Tera Madre Maqedoni - rrjeti i cili i bashkon prodhuesit e ushqimit, blegtorët, kuzhinierët, ekspertët dhe të rinjtë. U promovua gjatë kësaj fundjave në Manastir ku mbi 200 pjesëmarrës debatuan në trema të ndryshme: roli i të rinjve në krijimin e modelit të qëndrueshëm të sistemit për ushqim, prodhimi i qumështit në ferma si sfidë e re për shkencën dhe praktikën, agroturizmi, ndryshimet klimaterike, kullosat dhe djathi, mbijetesa e bletëve, astronomia,... U fol edhe për bujqësinë organike, ndërsa në fokus ishin fermerët e vegjël.

Siç u tha në njërin prej sesioneve, kultivimi i produkteve tradicionale aspak nuk do të thotë kthim nga e kaluara, por rritje e asortimanit dhe kultivimit të trashëgimisë kulturore. Por, për shkak të promovimit të dobët, mungesës së infrastrukturës përkatëse në mjediset rurale, mungesës së fuqisë punëtore dhe inventivitetit, produktet tradicionale gjithnjë e më shumë e humbasin betejën me industrinë dhe tregun.

Një prej sugjerimeve për marketing më të madh të produkteve tradiciolane është bashkimi i prodhuesve dhe hapja e dyqaneve të specializuara ku në një vend do të mund të gjenden, reçeli, mjalti, djathi, vera, piperi i kuq,...

Lidhur me çmimin, produktet tradicionale nuk dallohen prej atyre komercialeve si dhe i kënaqin kriteret më rigoroze për ushqim organik. Prodhohen në dorë, në një mjedis të pastër ekologjik, ndërsa procesi është afatgjatë dhe i mundimshëm.

Tera Madre Maqedoni i prezenton bashkësitë lokale të cilat punojnë në vendosjen e sistemit për ushqim të pastër dhe është pjesë e rrjetit global Tera Madje të Slou Fud. Gjatë tre ditëve të kaluara, nën moton "Rrjet i cili inspiron ndryshime", në një vend i tuboi prodhuesit e vegjël.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail