Për tre ditë në Shkup 26 aksidente, janë lënduar 22 persona

Shkup, 27 qershor 2016 (MIA) - Gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e SPB-së Shkup kanë ndodhur 26 aksidente prej të cilave nëntë janë me pasoja të dëmeve materiale dhe 17 me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat më lehtë janë lënduar gjithsej 22 persona.

Policia e komunikacionit të premten ka kryer kontroll në 11 aksidente, prej të cilave pesë janë me pasoja të dëmeve materiale dhe gjashtë me pasoja të lëndimeve trupore, ku më lehtë janë lënduar gjashtë persona.

Siç informon për MIA-n inspektori i pavarur, Dragan Veljanovski të shtunën është kryer kontroll i gjithsej shtatë aksidenteve,  prej të cilave njëra është me pasoja të dëmeve materiale dhe gjashtë janë me pasoja të lëndimeve trupore, ku më lehtë janë lënduar tetë persona.

Dje është kryer kontroll i gjithsej tetë aksidenteve, prej të cilave tre janë me pasoja të dëmeve materiale dhe pesë janë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat ku më lehtë janë lënduar tetë persona.

Gjatë tre ditëve të fundit nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar një numër i madh i shkeljeve. Janë sanksionuar 75 shoferë të cilët me automjet kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 19 shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, tre shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, ndërsa tetë shoferë fillestarë kanë bërë shkelje në baza të ndryshme.

Janë zënë edhe 15 shoferë të cilët gjatë vozitjes së automjetit nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose kanë përdorur celular, si dhe gjashtë shoferë të cilët gjatë vozitjes së mopedit dhe motoçikletës nuk kanë përdorur helmetë mbrojtëse.

Me ndihmën e automjetit special karrotrec, gjatë këtyre tre ditëve janë larguar 96 automjete, të cilat në masë më të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail