Koncert i "Simbioza" në Suli Han

Shkup, 29 qershor 2016 (MIA) - Në kuadër të Verës së Shkupit sonte në Suli Han do të mbahet koncert promovues në kuadër të projektit "Simbioza" nën dirigjimin e Behar Veselit, ndërsa nën komponimin dhe aranzhimin e Damjan Temkov.

Në program do të jenë "Na leu dielli", "Stade se cvijeche rosom kititi", "Hava nagla/Wein aa Ramallah/Eretz zavat chalav", "Auf de schwab`sche Eisenbahne/Kalinka"...

"Simbioza" është ansambël vokal që paraqet gërshetim këngësh të cilat janë karakteristikë e rëndësishme nacionale për vendet prej nga vijnë muzikantët. Si instrumentalistë do të performojnë Simona Bogoevska harpë, Viktor Nikollovski bas kitarë, Krenar Ismaili violinë, Bllagojçe Penov perkusione, Dorian Jovanoviq dhe Ilija Ilievski kavall.

"Simbioza" është projekt multietnik, multikulturor dhe arsimor i cili del nga bashkëpunimi i përditshëm i dy punonjësve të rinj të arsimit, Behar Veseli dhe Damjan Temkov, mësimdhënës në Shkollën e muzikës "Ilija Nikollovski - Luj".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail