Komuna e Gostivarit ndau mirënjohje për përfaqësuesit e Biznes Sektorit

Gostivar, 29 qershor 2016 (MIA) - Në suaza të aktiviteteve të shumta të ndërmarra nga Komuna e Gostivarit për të shënuar Ditën e Komunës, 29 Qershorin në ambientet e Këshillit Komunal u organizua ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve për drejtuesit e Biznes Sektorit, që kontribuuan me donacionet e tyre në përmirësimin e standardeve të jetesës në komunitet.

Nikoqiri i ceremonisë, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta me këtë rast shprehu konsiderata të larta për Sektorin privat të cilët duke ndarë mjete nga buxheti i tyre dhanë kontribut në rinovimin e objekteve shkollore dhe objekteve të tjera me karakter publik duke sjell në shprehje përgjegjësinë që ka biznes sektori në shoqëri.

"Në fillim më lejoni që në emrin tim, administratës dhe qytetarëve të Gostivarit, t'ua uroj Ditën e Komunës, 29 Qershorin. Në qytetet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dita e Komunës përjetohet si një festë e madhe dhe festohet nga të gjithë qytetarët. Edhe ne, bëjmë përpjekje që Ditën e Komunës ta shndërrojmë në festë për qytetin dhe qytetarët e Gostivarit. Në këtë ditë, shpallim qytetarin e nderit të Komunës, ndajmë mirënjohje për personalitete të suksesshme që kanë treguar suksese në drejtimet e tyre, qofshin në sport, kulturë, arsim, apo fusha të tjera", tha Bejta, duke nënvizuar se me rastin e ditës së Komunës është bërë traditë të ndahen mirënjohje edhe për përfaqësuesit e sektorit të biznesit, të cilët me donacione të ndara nga buxheti i tyre familjar kanë ndihmuar në rinovimin e shkollave apo në investime të tjera në qytetet që shkojnë në dobi të shoqërisë.

"Çdo kush nga ne, ka vajzën, djalin, nipin apo mbesën në shkollë. Nëse ne i ndihmojmë shkollat, u ndihmojmë fëmijëve tanë, sepse, ata mësojnë dhe marrin edukim në ato shkolla. Ne si drejtues të Komunës së Gostivarit, deri sot kemi pasur bashkëpunim të mirë me përfaqësuesit e sektorit privat, dhe besojmë që ky bashkëpunim nuk do të mungojë edhe në të ardhmen në të mirë dhe në interes të shoqërisë sonë. Në emrin tim, administratës komunale dhe qytetarëve të Gostivarit, publikisht ju shpreh mirënjohje për kontributin e juaj, sepse, ju ndatë nga buxheti i juaj familjar për të investuar në dobi të shoqërisë duke treguar përgjegjësi të lartë shoqërore", shtoi kryetari Bejta, i cili me këtë rast u ndahu mirënjohje përfaqësuesve të sipërmarrjeve private nga Komuna e Gostivarit.

Aktivitetet e ndërmarra nga Komuna e Gostivarit për të shënuar Ditën e Komunës, 29 Qershorin do të përmbyllen sonte me Akademinë Solemne që do të mbahet në Qendrën për Kulturë në Gostivar me fillim prej ora 18:00, ku dhe do të shpallet qytetari i nderit i Komunës së Gostivarit.

Pjesë e programit artistik do të jetë prania e solistëve të mirënjohur shqiptarë, Kastriot Tusha dhe Selami Kolonja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail