MPJ: Nuk ka informacione për shtetas të pësuar të Maqedonisë në Stamboll

Shkup, 29 qershor 2016 (MIA) - Tani për tani nuk ka informacione për shtetas të lënduar të Maqedonisë në sulmin terrorist, i cili ndodhi mbrëmë në aeroportin "Ataturk" në Stamboll. Priten më shumë informacione gjatë ditës, informojnë për MIA-na nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Prej aty potencojnë se janë në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Maqedonië në Ankara dhe me Konsullatën në Stamboll, ndërsa komunikim të rregullt kanë edhe me autoritetet turke.

Ndryshe, aeroplani i cili mbrëmë fluturoi nga Shkupi drejt Stambollit me aviokompaninë "Turkish erlajns" me vonesë të caktuar ka ateruar në aeroportin e Stambollit gjysmë ore para mesnate. Fluturimi i sotëm i paradites nga Shkupi drejt Stambollit me aviokompaninë "Turkish erlajns" është paraparë të realizohet me vonesë prej rreth një orë e gjysmë, ndërsa fluturimi i sontëm është anuluar.

Aviokompania nacionale turke "Turkish erlajns" i ndërpreu përkohësisht fluturimet, pasi sulmuesit-vetëvrasës të Shtetit Islamik vranë 36 persona në aeroportin e Stambollit mbrëmë vonë.

Aviotransportuesi nacional kumtoi se të gjitha rezervimet për fluturimet drejt dhe nga aeroporti Ataturk në Stamboll midis 28 qershorit dhe 5 korrikut 2016 do të ricaktohen ose pasagjerët do mund t'i kërkojnë paratë deri më 31 korrik.

Të paktën 36 persona e humbën jetën dhe 147 janë lënduar në një sulm vetëvrasës të trefishtë në aeroportin Ataturk të Stambollit.

Kryeministri turk, Binali Jilldirim theksoi se shenjat e para tregojnë se bëhet fjalë për sulm të kryer nga Shteti i ashtuquajtur islamik.

Sulmuesit mbrëmë rreth orës 22 kanë filluar me të shtëna në hyrje të terminalit ndërkombëtar të aeroportit në Stamboll dhe më vonë janë hedhur në ajër me eksplozivin që e kanë pasur në vete, kumtuan autoritetet turke.

Aeroportin "Ataturk" në Stamboll në vit e shfrytëzojnë mbi 60 milionë pasagjerë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail