Vajgëll: Duhet të vazhdojnë proceset demokratike dhe të mbahen zgjedhje

Bruksel, 29 qershor 2016 (MIA) - Raportuesi për Republikën e Maqedonisë nga Parlamenti Evropian, Ivo Vajgëll, sot pas takimit me ldierin  e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, në deklaratë për MIA-n theksoi se në Maqedoni duhet të vazhdohet me proceset demokratike dhe të përmbushet qëllimi kryesor, ndërsa ajo është mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.

Siç njoftonkorrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Vajgëll e përshëndeti vendimin e Gruevskit që të qëndrojë për vizitë pune dyditore në Bruksel dhe theksoi se është mirë që të gjithë në BE të njoftohen me ndodhitë në Maqedoni, por porositi se të gjithë problemet, vendi duhet t'i zgjidhë vetë, e jo të presë intervenim nga jashtë.

"Mendoj se është shumë e rëndësishme që të mirëmbahet dialogu midis nesh si Parlament Evropian dhe politikanët nga Maqedonia, pa dallim të asaj se çfarë funksioni ata kanë për momentin. Unë e vlerësoj iniciativën e zotëri Gruevskit që të vijë këtu me bashkëpunëtorët e tij. Kishim këmbim të mirë të mendimeve dhe unë mendoj se nga të dyja palët ka nevojë që të vazhdoeht me proceset demokratike  në drejtim të zgjedhjeve, që duhet të jetë qëllimi kryesor dhe mendoj se politikanët nga Maqedonia duhet të vendosin që ta marrin fatin e vendit të tyre në duar të tyre dhe jo të mbështeten në ndërmejtësues dhe intervenim nga jashtë", theksoi Vajgëll.

Eurodeputeti slloven shtoi se përgjegjësia më e madhe për zgjidhje të krizës politike në vend është tek politikanët e maqedonisë, por theksoi edhe se BE-ja duhet ta vlerësojë atë që përgjithësisht e ka realizuar Maqedonia deri më tani, që sipas tij në pjesë të madhe është përmbushje e legjislacionit evropian.

"Koha është tani dhe vendimet duhet të ndërmerren. Përgjegjësia është tek politikanët e Maqedonisë dhe mendoj se është koha e fundit e mundur që të bindet Bashkimi Evropian se Maqedonia punon, se qëllimet e vendosura me legjislacionin evropian janë arritur, diçka që ne duhet ta dëgjojmë. Ne duhet gjithashtu të jemi të informuar për atë se çfarë ndodh në ekonomi dhe në sferat e tjera dfhe kuptohet përmbushja e marrëveshjes nga Përzhina. Kjo është çdoherë një nga temat për të cilat biseodjmë dhe për të cilën biseduam edhe sot", përfundoi Vajgëll.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail