Letër ngushëllimi me rastin e sulmit terrorist në aeroportin e Stambollit

Shkup, 29 qershor 2016 (MIA) - Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Insitucional (QMBI) sot në emër të Zyrës ekzekutive dhe gjithë anëtarësisë së saj, u ka shprehur ngushëllimet më të thella popullit turk, me rastin e sulmit të mbrëmshëm terrorist në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit, ku humbën jetën më shumë se 50 njerëz dhe u lënduan mbi 130 të tjerë.

"Vrasja e njerëzve të pafajshëm, edhe gjatë muajit të bekuar Ramazan, tregon për shpirtligësinë e skajshme të individëve dhe grupacioneve të ndryshme, në emër të ‘idealeve’ të gabuara dhe të rrejshme.  Armiqtë e ndryshëm vazhdojnë të mos zgjedhin mënyra dhe mjete për ta dobësuar shtetin tuaj dhe për të frikësuar qytetarët, por ne besojmë fuqishëm se me angazhimin e institucioneve tuaja shtetërore dhe me pjekurinë e qytetarëve do të pamundësohet destabilizimi i vendit dhe prishja e qetësisë", thesohet në letrën e ngushlllimit.

Me këtë rast, Ju lutemi, përcjellni ngushëllimet dhe lutjet tona deri te Presidenti dhe Kryeministri juaj, familjarët e viktimave dhe të lënduarve, si dhe deri te të gjithë qytetarët e Republikës së Turqisë, shkruhet në telegram ngushëllimin e kryetarit të QMBI-së, Muhamed Murtezi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail