Bejta takoi artistët pjesëmarrës në Koloninë Artistike Ndërkombëtare “Kombet e Bashkuara Artistike”

Gostivar, 30 qershor 2016 (MIA) - Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta priti në Komunë artistët e artit figurativ pjesëmarrës në Koloninë Artistike Ndërkombëtare "Kombet e Bashkuara Artistike", të organizuar nga Shoqata e Artistëve të Artit Figurativ "Draudacum", me rastin e Ditës së Komunës së Gostivarit, 29 Qershorit.

Fillimisht, fjalë rasti mbajti kryetari i Shoqatës së Artistëve të Artit Figurativ "Draudacum", Reshat Ameti, i cili para artistëve të pranishëm tha që kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në mandatit e tij të parë bëri reforma dhe revolucion në urbanizëm me mënjanimin e objekteve ilegale dhe miratimin e planeve urbanistike, ndërsa në mandatit e dytë, tha Ameti, Nevzat Bejta bëri revolucion në art duke përmendur organizimin e Kolonisë Artistike me pjesëmarrje të artistëve thuajse nga gjitha shtetet e Botës.

"E kemi traditë që kryetari të na pranoi në Komunë dhe të përcjell një mesazh. Ka pasur dy mandate të udhëheqësit të qytetit dhe ka qenë i suksesshëm. Në mandatin e parë bëri revolucion urban sa i përket qytetit, dhe tani po bëjmë një revolucion artistik – kulturor në qytetin e Gostivarit. Kryetari kur kemi pasur aktivitete të tilla, nuk na ka pasur dilema për të na mbështetur. Artistët e pranishëm janë artistë me vlera dhe janë shumë të suksesshëm në vendet e tyre. Kanë qenë profesorë universitar. Lirisht mund të themi se Gostivarit ka qenë epiqendra e artistëve të artit figurativ. Artistët nuk ishin vizitorë, por edhe krijues të artit figurativ dhe në Gostivar po lejnë vlera të larta krijuese dhe artistike", tha mes tjerash Ameti, duke shtuar se gjatë qëndrimit në Gostivar u realizuan dy ekspozita dhe ligjërata nga artistët e pranishëm në Koloni.

Pohimet e Ametit për ndryshimet pozitive në qytetin e Gostivarit i pohuan edhe dy artistë pjesëmarrës, njëri nga Turqia dhe tjetri nga Kosova, dhe që kishin pasur rastin edhe më herët ta vizitojnë Gostivarit, dhe për dallim nga atëherë, siç thanë ata, Gostivari është shndërruar nga një fshat në një qytet bashkëkohor.

Me këtë rast, Bejta përgëzoi artistët për krijimet e tyre artistike në Koloninë e Gostivarit, duke shprehur mirënjohje për pjesëmarrjen e tyre.

"Artistët e qytetit të Gostivarit janë treguar shumë të suksesshëm në profesionin e tyre, por edhe në jetën publike janë treguar të suksesshëm. Muhamer Sadikun e kam pasur kryetar Këshilli në mandatin e parë. Luan Zenku është drejtor në Qendrën për Kulturë dhe ka bërë ndryshime pozitive dhe për këtë unë dhe qytetarët e Gostivarit i jemi mirënjohës, dhe po ashtu Bejtulla Zaimi është drejtor shkolle dhe ka bërë revolucion të madh në arsim në shkollën "Ismail Qemali". Në aspektin financiar u japim mbështetje aq sa kemi mundësi, por sipas mundësive nuk kursejmë për ti ndihmuar artistët e Gostivarit. Kemi një projekt me artistët e Gostivarit që dëshirojmë ta realizojmë. Punimet e veta artistike ti vendosim në vende publike në qytetin e Gostivarit. Besoj se projektin do ta realizojmë. Mund të kushtojë 30 apo 40 mijë euro vetëm për materiale, sepse, puna e artistëve nuk ka çmim por ato do të krijojnë për qytetin e Gostivarit dhe ti lejnë punimet e veta artistike si pasuri për gjeneratat që vijnë", tha Bejta.

Në Koloninë Artistike "Kombet e Bashkuara Artistike", morën pjesë 67 artistë nga gjithsej 29 shtete të ndryshme të botës.

Kolonia Artistike "Kombet e Bashkuara Artistike", e realizuar nga shoqata Draodacum, financiarisht u mbështet nga Komuna e Gostivarit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail