Zëvendës kryeministri Halili i dërgoi telegram ngushëllimi kreut shtetëror turk

Shkup, 30 qershor 2016 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Festim Halili u ka dërguar telegram ngushëllimi kreut shtetëror të Republikës së Turqisë me rastin e sulmit terrorist në Stamboll.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin për sulmet në Aeroportin 'Ataturk' të Stambollit. Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit – Qeveria e Republikës së Maqedonisë, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta Juve, popullit turk, familjarëve të viktimave dhe atyre që po luftojnë me jetën. Dënojmë rëndë këto akte dhe sulme që po shkaktojnë viktima në njerëz anembanë botës.

Jemi dhe do të mbesim të përkushtuar në luftën e përbashkët kundër terrorizmit, duke e vlerësuar atë si një goditje të rëndë kundër njerëzimit, shoqërisë dhe vlerave demokratike-civilizuese të botës së qytetëruar”, thuhet në telegram ngushëllimin e zëvendëskryeministri Halili dërguar presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe zëvendëskryeministrit Numan Kurtulush.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail