Në Shkup 10 aksidente, janë lënduar gjashtë persona, karrotreci largoi 79 automjete

Shkup, 30 qershor 2016 (MIA) - Policia e komunikacionit gjatës ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka kryer ekspertizë në 10 aksidente trafiku, prej të cilave katër janë me dëme materiale dhe pesë janë ma pasojë lëndime trupore, në të cilat më lehtë janë lënduar pesë persona.

Ka ndodur edhe një fatkeqësi me pasojë lëndime të rënda trupore, në të cilën lëndime të rënda trupore ka marrë një shofer i një automjeti motorik për udhëtim.

Siç informon për MIA-n, Dragan Veljanoski inspektor i pavarur nga SPB-Shkup, gjatë ditës së kaluar pas kontrolleve të zbatuara ndaj pjesëmarrësve në komunikacion nga ana e policisë së trafikut, janë zbuluar dhe sanksionuar numër më i madh i kundërvajtjeve.

Janë sanksionuar 60 shoferë, të cilët me automjet kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, pesë shoferë nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurisë ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular, shtatë shofer e kanë drejtuar automjet të paregjistruar, si dhe katër persona kanë qenë pa patent shoferi.

Janë hasur edhe katër këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për këmbësorë ose kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit.

Me ndihmën e automjetit special, gjatë ditës së kaluar janë larguar 79 automjete.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail