Takim i Jolevskit me përfaqësues të Grupacionit për armë pranë Odës Ekonomike

Shkup, 30 qershor 2016 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski sot ka mbajtur takim pune me përfaqësues të Grupacionit për armë, materie shpërthyese dhe të rrezikshme, mjete piroteknike dhe program për qëllim ushtarak dhe civil pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë.

"Ky takim është i rëndësishëm për të gjithë anëtarët e Grupacionit, si nga fusha e prodhimtarisë së armëve dhe pajisjes, ashtu edhe për kompanitë, që merren me tregtinë e municionit, materialeve shpërthyese dhe të rrezikshme, tregtisë së mjeteve me dedikim (armatim dhe pajisjes ushtarake), trajnime për aftësim teorik dhe praktik për përdorim të armës, qitjet për qëllim civil, si dhe koncesionimet e bazave të gjuetisë dhe shoqatave të gjuetisë", theksoi Dimitar Mangutov, kryetar i Grupacionit.

Sipas ministrit Jolevski prezantimet e këtillëa janë në interes të Ministrisë së Mbrojtjes, respektivisht të zhvillohet prodhimtaria e armëve dhe pajisjeve të kompanive vendore, si dhe të avancohen shërbimet për servisim dhe përmirësim të performasave të pajisjes ekzistuese

Theksoi edhe në rekomandimet nga Samiti i fundit të NATO-s për ndërprerje të procesit të zvogëlimit të përhershëm të mjeteve për forcat e armatosura dhe rritjes së vazhdueshme të buxhetit për mbrojtje të vendeve-anëtare, në drejtim të sigurimit të sigurisë së paqes, si qëllim i përgjithshëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail