BPRM: Tre projekt-ligje të harmonizuara me direktivat e BE-së

Shkup, 30 qershor 2016 (MIA) - Projekt-ligje të reja për shërbime dhe sisteme pagesore, për instrumente financiare dhe për prospekte për letra me vlerë dhe obligime për transparencë për emetuesit,si dhe pako të akteve nënligjore, në të cilët janë transponuar dhjetë direktiva relevante të Bashkimit Evropian. Këto janë rezultatet nga projekti "Harmonizim i mëtejshëm me legjislacionin e BE-së në sferën e lëvizjes së kapitalit dhe pagesave dhe shërbimeve financiare - tregje të letrave me vlerë dhe shërbime investuese", që sot u mbyll me konferencë përfundimtare.

Projekti, që filloi në shkurt të vitit të kaluar, është financuar përmes instrumentit për ndihmë paraqasëse të Bashkimit Evropian (Instrument for Pre-Accession Assistance - IPA) në kuadër të komponentës për Ndihmë për tranzicion dhe sendërtim institucional ((Assistance for transition and institution building). përbëhet nga dy komponenta, e para për harmonizim të legjilacionit kombëtar me legjislacionin në BE në sferën e pagesave, dhe e dyta për harmonizim të legjislacionit në sferën e tregut të kapitalit, si tërësi, ka rëndësi të madhe për bankën qendrore", njoftoi banka Popullore e Republikës së Maqedonisë.

Gjatë konferencës, informojnë nga BPRM-ja, janë mbajtur panel-diskutime në temat "Vizioni 2020 i Eurosistemit - Hap përpara tek pagesat e vogla" dhe "Perspektiva evropiane e tregjeve të kapitalit në rajon".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail