Delegacioni kuvendor në sesionin 25 vjeçar të AP të OSBE-së

Shkup, 30 qershor 2016 (MIA) - Delegacioni i Kuvendit të Maqedonisë i kryesuar nga deputeti Vlladimir Gjorçev, anëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, prej nesër deri më 5 korrik do të marrë pjesë në sesionin 25 vjeçar të AP të OSBE-së në Tbilisi, Gjeorgji.

Në sesion pritet pjesëmarrja e rreth 300 deputetëve nga 57 vende pjesëmarrëse dhe partnerë për bashkëpunim të OSBE-së.

Tema kryesore për diskutim në sesion është "25 vjet bashkëpunim parlamentar: ndërtimi i besimit përmes dialogut", me të cilin Asambleja Parlamentare e OSBE-së do të shënojë shekull të katërt të ekzistimit të saj, theksohet në kumtesën e Kuvendit.

Në kuadër të sesionit vjetor do të mbajnë komisione për çështje politike dhe siguri, për çështje ekonomike, shkencë, teknologji dhe mjedis njerëzor dhe për demokraci, të drejta të njeriut dhe çështje humanitare, seanca të Komitetit ekzistues të Asamblesë parlamentare të OSBE-së, seancë plenare dhe ngjarje tjera përcjellëse.

Në agjendë, siç është paralajmëruar, janë përfshirë çështje në lidhje me luftën kundër korrupsionit, të drejtat e refugjatëve, kriza në dhe rreth Ukrainës, konfliktet afatgjate në Gjeorgji, liritë bazë në Krime, neo-nazizmi në Evropë, heqja e sanksioneve kundër deputetëve, përforcimi i mekanizmave për paralajmërim të hershëm të OSBE-së dhe të tjerë.

Para deputetëve në Sesionin vjetor të AP të OSBE-së do të mbajnë fjalime kryetari i Parlamentit të Gjeorgjisë David Usupashvili, presidenti i Gjeorgjisë, Gjorgji Martvelashvili, kryeministri i Gjeorgjisë Gjorgji Kvirikashvili, ministri i punëve të jashtme të RF të Gjermanisë dhe kryesuesi me OSBE-në Frank-Valter Shtajnmaer, kryetari i Asamblesë parlamentare të OSBE-së Ilka Kanerva etj.

Në seancën e Komitetit të përhershëm është paraparë fjalim i Gjorçev në lidhje me Sesionin vjeshtor të AP të OSBE-së, që do të mbahet nga 29 shtator deri më 2 tetor të vitit 2016 në Shkup. Në funksion të përgatitjes së Sesionin të ardhshëm vjeshtor, është paraparë që Delegacioni të mbajë takime me përfaqësues të Byrosë dhe të Sekretariatit ndërkombëtar të AP të OSBE-së.

Pritet në sesion të miratohet "Deklarata nga Tbilisi" me rekomandime për spektër të gjerë të çështjeve në fushën e politikës, ekonomisë, mjedisit jetësor dhe të drejtave të njeriut, të drejtuara deri te OSBE-ja dhe vendet pjesëmarrëse.

Asamblenë parlamentare të OSBE-së e përbëjnë 323 deputetë nga 57 vende nga Evropa, Azia Qendrore dhe Amerika Veriore. Kuvendi siguron forum për diplomaci parlamentare, vëzhgim të zgjedhjeve dhe përforcim të bashkëpunimit ndërkombëtar për plotësimin e angazhimit në lidhje me politikat, çështje e sigurisë, ekonomike, çështjet për të drejtat e njeriut dhe mjedisin jetësor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail