Dimitriev: Rifillimi i minierave Zletovë dhe Toranicë i mundshëm për dy muaj

Shkup, 30 qershor 2016 (MIA) - Rifillimi i minierave Zletovë dhe Toranicë mund të pritet pas një deri në dy muaj derisa përgatitjet për këtë zhvillohen me dinamikën e parashikuar. Janë pastruar hipotekat, ndërsa në vijim është shitja e pronës së nevojshme për rifillimin e minierave.

Siç informoi kryeministri Emil Dimitriev, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve, tërë procedura rreth përzgjedhjes së koncesionerit të ri të minierave ka përfunduar dhe kompania Minstroj i mori minierat diçka që, siç tha, ka vijuar pas shpalljes së procedurës falimentuese dhe shkuarjes së minierave në falimentim si rezultat i punës së keqe nga pronari paraprak.

Pret se në javën e parë të korrikut të mbahet kuvend i kreditorëve që do të vendos nëse shuma e ofruar është e pranueshme dhe nëse sillet vendim se ajo është pranueshme, pastaj do të vijojë rifillimi.

Besoj, tha ai, se siç shkon procesi, faza ças faze në pajtim me të gjitha procedurat ligjore do të vijmë deri në momentin për rifillim, kthim i sërishëm i afër njëmijë të punësuarve nga ky rajon.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail