Nga nesër importi i veturave vetëm me Euro 4

Deri në mesnatë mund të importohet makinë e përdorur me standardin Euro 3. Prej nesër, këto makina nuk mund të doganohen e as që të kryhet homologimi për hyrje në shtet. Nga doganat thonë se për shkak të ndalimit të importit të automjeteve me Euro 3, ditët e fundit është rritur numri i automjeteve të doganuara. Vetëm sot kanë kaluar 250 makina. Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi tha se të gjithë ata që kanë sjellë automjete të përdorura duhet vetëm të marrin numër për të kaluar doganën, dhe dokumentacionin tjetër mund ta përfundojnë edhe në ditët e ardhshme.

Importuesit e automjeteve të përdorura thonë se shkaku i ndalimit të importit të këtyre automjeteve në periudhën e kaluar është rritur kërkesa për ta. Nga tregjet e automjeteve thonë se nuk ka nevojë për panik, makinat e përdorura me Euro 4 standard nuk do të jenë të shtrenjta.

"Unë nuk besoj se çmimi do të rritet, por edhe nuk besoj se do të ulet. Çmimet do të jenë ata, dhe ata që do vijnë dhe janë me Euro 4 nga shtatori do të jenë me çmime të mira dhe do jenë çmime konkurruese. Nuk ka asnjë arsye pse Euro 3 standardi të jetë më i shtrenjtë, por për shkak se nuk do ketë import të këtyre automjeteve çmimet do të mbeten ato që janë", deklaroi Igor Mladenov, nga tregu i automjeteve.

Mlladenov tha se automjetet Euro 4 do të shiten nga 2300 euro e më lart, në varësi të gjendjes së automjeteve, çfarë motori ka, si dhe viti kur është prodhuar. Në katër muajt e parë të këtij viti, sipas Doganave, janë importuar 9500 automjete, dy herë më shumë në krahasim me vitin e kaluar në këtë kohë. Që nga viti 2009 kur qeveria lejoi importimin e automjeteve të përdorura në shtet janë importuar 212,000 automjete të përdorura. Shumica e automjeteve të vjetra, ose 51,399, kanë hyrë në vitin 2010.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail