Urim nga Ivanov deri te Obama me rastin e Ditës së pavarësisë së SHBA-së

Shkup, 4 korrik 2016 (MIA) - Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov me rastin e festës kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 4 korriku - Dita e pavarësisë, dërgoi urim deri te presidenti i SHBA-së, Barak Obama.

"E shfrytëzoj rastin, edhe njëherë të theksoj se dy shtetet tona i lidh miqësia tradicionale, vlerat e përbashkëta, si dhe partneriteti strategjik në shumë fusha të rëndësishme. Pjesëmarrja aktive e Republikës së Maqedonisë në shumë misione paqësore, si dhe përkushtimi i fuqishëm ndaj koalicionit global për luftën kundër terrorizmit, janë pjesë e rëndësishme e aktiviteteve të përbashkëta në kontekst rajonal dhe multilateral", qëndron në urimin e Ivanovit.

Presidenti i Maqedonisë thekson se lartë vlerësohet kontributi i përgjithshëm, si dhe mbështetja e fuqishme dhe e vazhdueshme e SHBA-së për konsolidimin e paqes, demokracisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe për realizimin e qëllimeve strategjike të jashtme-politike të Republikës së Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail