Vazhdojnë bisedat ndërpartiake

Shkup, 15 korrik 2016 (MIA) - Përfaqësuesit e katër partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, paradite në rezidencën e BE-së i vazhduan bisedat për çështjet e hapura që e pengojnë zgjidhjen e krizës politike.

Në këtë fazë të bisedave ndërpartiake marrin pjesë Artan Grubi nga BDI-ja, Nikolla Gruevski nga VMRP-DPMNE-ja, Imer Aliu nga PDSH-ja dhe Radmila Shekerinska nga LSDM.

Në takim marrin pjesë edhe ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së, Aivo Orav dhe Xhes Bejli.

Euroambasadori Aivo pas përfundimit të raundit të bisedave të pardjeshme deklaroi se përfaqësuesit partiakë kanë arritur marrëveshje për shumë çështje, me përjashtim të njërës, pa saktësuar se cilës.

"Ka përfunduar me të vërtetë punë e rëndësishme për të cilën nevojitej shumë kohë. Shumë çështje ishin dakorduar, por ende ka një çështje e cila është hapur, dhe për këtë shkak, për fat të keq, nuk ishim në gjendje të arrijmë marrëveshje, përkatësisht partitë politike nuk ishin në gjendje  të arrijnë marrëveshje. Shpresoj se do të vazhdojmë sa më shpejtë që është e mundur", deklaroi Orav.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail