Lëvizja BESA: Terrorizmi ka thyer zemrat e miliona njerëzve në botë

Shkup, 15 korrik 2016 (MIA) - Sulmet e vazhdueshme terroriste në botë dëshmojnë se bashkimi ndaj të keqes është një nevojë e domosdoshme, që në të ardhmen aktet e këtilla çnjerëzore si sulmi i mbrëmshëm në Nicë të Francës, të mos na përsëriten më asnjëherë.

Lëvizja BESA shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta pas sulmit të mbrëmshëm terrorist në Nicë, kështu në këtë moment kur terrorizmi ka thyer zemrat e miliona njerëzve në botë, dëshirojmë të inkurajojmë se edhe ne shqiptarët jemi pranë popullit francez. Sulmet terroriste si ai i Nicës, s’janë vetëm kundër Francës dhe popullit të saj, por janë sulme edhe ndaj vlerave qytetërimore evropiane të ngritura me shumë mund.

"Shpresojmë se duke qenë më të bashkuar për të luftuar të keqen e përbashkët që cenon sigurinë e gjithsecilit nga ne për çdo ditë – terrorizmi, do të gjejmë forca duke qenë të vendosur për ta goditur pamëshirshëm me aq sa mundemi", thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail