MPB: Pesëmbëdhjetë persona e humbën jetën, ndërsa gjashtë rezultojnë të zhdukur nga moti i ligë mbrëmë (PLT)

Shkup, 7 gusht 2016 (MIA) - Gjithsej 15 persona e humbën jetën, ndërsa gjashtë rezultojnë të zhdukur nga moti i ligë që mbrëmë e kaploi Shkupin dhe rrethinën. Deri sot në orën 8.30 janë pranuar 22 persona të lënduar në klinikat e Shkupit, kumtoi MPB.

Nga fatkeqësia elementare veçanërisht janë goditur Stajkovci, Hasanbegu, Smillkovci dhe Haraçina, ku janë gjetur viktimat, ndërsa ka paralajmërime për dëme të mëdha, shtëpi dhe automjete të rrënuara dhe të vërshuara.

"Për këtë qëllim nga MPB janë angazhuar edhe Njësitet speciale në kuadër të MPB-së si dhe shërbimet shtesë edhe atë: krim teknika nga Shtipi, Velesi dhe Tetova, ndërsa nga shërbimet e tjera, janë angazhuar Brigada për mbrojtje nga zjarret, Ndërmarrja publike Ujësjellësi, Drejtoria për shpëtim dhe mbrojtje, Ndihma mjekësore emergjente dhe shërbimi i karrotrecit, qëndron në kumtesë.

Për shkak të rrëshqitjeve të dheut te udhëkryqi në Stajkovc drejt udhëkryqit Radishan, pas daljes në vendin e ngjarjes nga nëpunësit policorë, është konstatuar se janë ngujuar rreth 70 automjete. Rrëshqitje është paraqitur edhe në rrethrrotullimin nga Gjorçe Petrovi drejt Stenkovecit, theksohet në kumtesën e MPB-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail