Kasami ngushëllon familjet e viktimave dhe bën thirrje për solidarizim me popullatën në zonat e përmbytura

Shkup, 7 gusht 2016 (MIA) - Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami përmes një telegrami ngushëllimi, ka ngushëlluar sinqerisht familjarët e viktimave të cilët e humbën jetën në vërshimet e mbrëmshme në Shkup, si dhe ka bërë thirrje për t'u solidarizuar dhe për t'i ndihmuar ata.

"Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të Hasanbegut dhe vendbanimeve të tjera përreth për humbjen e të dashurve të tyre, dua të bëj thirrje te të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që sot të solidarizohen me Hasanbegun, Haraçinën, Straçincën, Stajkovcën etj. Megjithëse ka vend për plot vërejtje ndaj autoriteteve që kaq vite nuk kanë ndërmarrë diçka që ta parandalojnë këtë katastrofë, sot nuk është koha për këtë temë. Unë ju ftoj sot të gjithëve, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, religjioze e politike, që të bashkohemi dhe solidarizohemi me këta banorë, të ndihmojmë me gjithçka që mundemi, fundja t'i vizitojmë, t'i ngushëllojmë dhe të solidarizohemi me ta", shkruan Kasami.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail