Gjithsej 400 racione për banorët e Hasanbegut deri në Kamnik

Shkup, 7 gusht 2016 (MIA) - Gjithsej 400 racione nga Qendra klinike janë sjellur sonte për banorët e Hasanbegut, informoi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov para kryeministri Emill Dimitriev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski të cilët janë në vizitë në rajonet më të goditura të Shkupit nga moti i ligë.

Dimitriev dhe Gruevski janë në shoqëri edhe të zëvendëskryeministrit Arbër Ademi, ministrave të Punëve të Brendshme, Punës dhe Politikës Sociale, Transprotit dhe Lidhjeve, Mitko Çavkov, Dime Spasov dhe Vllado Misajllovskit si dhe kryetarëve të Shkupit dhe komunës së Gazi Babës, Koce Trajanovski dhe Toni Trajkovski.

Ushqimi siç tha Todorov, do t'u ndahet banorëve të Hasanbegut deri në Kamnik. "Do t'i dërgojmë pakot në shkollë. Më pas duhet të dakordohemi me ushtrinë, Kryqin e Kuq dhe vullnetarët, për sistemimin e tyre", kumtoi Todorov.

Njerëzit, tha njëri prej banorëve, janë duke kërkuar bukë dhe ujë, ndërsa për fëmijët qumësht. Asnjë shtëpi në rajon nuk është kursyer nga shirat e rrëmbyeshëm, të gjitha janë vërshuar.

Sot, përmendi, Gruevski, theksi iu vu pastrimit, të rrugëve, kërkimit të njerëzve, shpëtimit të tyre dhe gjetjes së viktimave.

Informacionet nga MPB që i transmetoi ministri Todorov thonë se për 24 orë janë nxjerrë mbi 1.000 persona të cilët ndodheshin në çati nga shtëpitë apo në katet e dyta.

Sipas Safet Nezirit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, rajoni i Hasanbegut është mjaft i banuar për shkak të së cilës duhet të rritet kapaciteti i njerëzve dhe mekanizmit. Për këtë shkak do të përfshihen edhe vullnetarë.

Paraprakisht Gruevski, gjatë vizitës, tha se prej pesë deri 20.000 banorë në këtë vend kanë nevojë për ndihma sepse nuk kanë ujë, rrymë, ndërsa një pjesë e shtëpive tërësisht janë vërshuar.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Misajllovski tha se fillimisht, në koordinim me kompanitë ndërtimore dhe me Agjencinë për Rrugë, do të sanohen dëmet e rrethrrotullimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail