Vullnetarë dhe aktivistë të LSDM-së ndihmojnë në rajonet e prekura

Shkup, 10 gusht 2016 (MIA) - Vullnetarë dhe aktivistë të LSDM-së sot vazhduan me aktivitetet për ndihmë të qytetarëve nga rajonet e prekura.

LSDM-ja kumtoi se kryetari i partisë Zoran Zaev i kryeson aktivitetet për ndihmë të qytetarëve nga Hasanbegu, Stajkovci dhe Inxhikova, me qëllim që sa më shpejtë ta normalizojnë jetën e tyre.

"Pastrohen shtëpitë dhe oborret e banorëve, pompohet uji i mbledhur, ndahet uji i pijshëm, ushqim i konservuar dhe mjete higjienike. Banorët ankohen për reagimet e ngadalshme të institucioneve kompetente dhe vënë në dukje se vetë qytetarëve u është lënë t'i paraqesin dëmet në komunat që madje pastaj të dalin komisionet kompetente", qëndron në kumtesën e LSDM-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail