Afati për paraqitjen e votuesve kontestues në KSHZ skadon më 19 gusht

Shkup, 16 gusht 2016 (MIA) - Votuesit kontestues në Listën zgjedhore kanë afat deri më 19 gusht për paraqitje në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Emrat e votuesve kontestues janë publikuar më 16 korrik dhe ata kanë afat prej 25 ditëve që të regjistrohen në listën e votuesve, ndërsa paraqitja kryhet në mënyrë elektronike përmes aplikacionit special në ueb faqen e KSHZ-së ose personalisht në njësitë rajonale të KSHZ-së dhe në zyrat e Drejtorisë për udhëheqje të librave të amzës.

Janë publikuar emrat e 39.502 votuesve të cilët konsiderohen kontestues në listën zgjedhore, ndërsa në konkludim me ditën e djeshme janë paraqitur gjithsej 5.022 qytetarë. prej tyre, siç kumtuan nga KSHZ-ja, 2.236 janë paraqitur në sektorët rajonalë dhe zyrat dhe zyrat plotësuese të KSHZ-së, përderisa 2.786 për paraqitje e kanë shfrytëzuar ueb aplikacionin në faqen e internetit të Komisionit.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, më shumë qytetarë të paraqitur ka në Çair - 907, në Saraj - 571, në Tetovë - 501 dhe në Kumanovë - 453. Më pak të paraqitur ka në Plasnicë, Vasilevë dhe Gradsko - nga 2, ndërsa në KSHZ nuk është paraqitur asnjë qytetar nga shumë komuna, midis të cilave edhe Negotina, Pehçeva, Zelenikova, Krivogashtani, Demir Kapia.

Paraqitja kryhet çdo ditë në periudhën nga ora 8:00 deri në orën 19:00. pas skadimit të këtij afati, KSHZ-ja ka në dispozicion 10 ditë për të bërë kontrolle shtesë ose personale që të kontaktojë me votuesit kontestues. Nëse nuk paraqiten në afatin e paraparë, votuesit kontestues nuk do të regjistrohen në Listën  zgjedhore, por do të marrin mundësi këtë ta bëjnë gjatë kontrollit publik të listës para zgjedhjeve parlamentare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail