Përfundohet vlerësimi i mbi 3.500 shtëpive në rajonet e përmbytura

Shkup, 17 gusht 2016 (MIA) - Dyzet ekipe për vlerësim të dëmeve veçmë janë në terren. Deri tani janë vizituar 3.500 shtëpi, ndërsa 15 ekipe për vlerësim të mbjelljeve bujqësore deri tani kanë vizituar 800 parcela dhe është kryer vlerësim.

Këtë e theksoi kryeministri Emil Dimitriev gjatë vizitës së sotme në Creshevë.

"Duke pasur parasysh numrin e amvisërive të dëmtuara, kësaj radhe vlerësimi shkon shumë, shumë më shpejt prej kurdo herë paraprakisht. Deri tani janë vlerësuar mbi 3.500 objekte. Dyzet ekipe shkojnë për vlerësim të shtëpive, 15 ekipe janë për sipërfaqe bujqësore. Jam i kënaqur nga tempoja me të cilën shkon vlerësimi", tha Dimitriev.

Paralajmëroi se së shpejti do të fillojë në rajonet e përmbytura, të shkon Komisioni për vlerësim të automobilave dhe makinerive bujqësore.

Kryeministri informoi se Qeveria në serinë e masave për ballafaqim me pasojat nga përmbytjet solli vendim falas të bëhet analizë e tokës bujqësore.

Ai theksoi se ekipet shumë shpejtë e kryejnë punën e tyre dhe së shpejti pritet të fillojë pagesa e dëmit.

Kryeministri Dimitriev u premtoi banorëve se gjithçka që u është dëmtuar do të kompensohet dhe u tha se derisa sa është këtu makineria në fshat të drejtohen deri te koordinuesit për të gjitha problemet t'u zgjidhen.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail