ARM-ja shënon 24 vjetorin e formimit

Shkup, 18 gusht 2016 (MIA) - Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 18 Gushtin - Ditën e formimit të saj.

Në pllajën para Ministrisë së Mbrojtjes u mbajt solemnitet me rastin e 24 -vjetorit të ARM-s, ku mori pjesë presidenti dhe komandanti suprem i forcave të armatosura Gjorgje Ivanov, ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski, përfaëqsues të Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, atashe ushtarake dhe ish-ministra të Mbrojtjes.

Dekoratë për merita ushtarake nga ana e presidenti ttë Republikës së Maqedonisë mori Batalioni i policisë ushtarake dhe Batalioni inxhinierik pranë Armatës së Republikës së Maqedonisë për kontributin e jashtëzakonshëm dhe mbështetjen në ruajtjen e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë, si dhe për përforcimin e sigurisë kombëtare dhe sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë, veçanërisht në përballjen me krizën e refugjatëve.

Duke i uruar festën, presidenti i Maqedonisë dhe komandanti suprem i foracave të armatosura në fjalimin e vet thekso se Armata e Republikës së Maqedonisë shumë herë deri më tani ka arsyetuar mirëbesimin e qytetarëve të Maqedonisë, por edhe të partnerëve për të cilën dëshmi janë menazhimi me krizën e refugjatëve dhe vërshimet e paradokohshme që përfshinë rajonin e Shkupit.

Duke vlerësuar se kriza e refugjatëve dhe kriza financiare dhe kreditore ka tronditur zonën e Shengenit dhe Eurozonën, ndërsa sulmet gjithnjë e më të shpeshta terroriste kanë thelluar krizën e sigurisë, presidenti Ivanov tha se është më se e nevojshme që vendet nga rajoni të mbështeten mes tyre, dhe të mos bllokohen.

Ministri i Mbrojtjes Jolevski theksoi se gjatë 24 viteve të fundit Maqedonia ka ndërtuar një armatë moderne, profesionale, efikase dhe të fuqishme. 

Në solemnitet shefi i Shtatmadhorisë së Armatës u dha distinktive ari zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Shëndetësisë Nikolla Todorov, ministrit të Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov, sekretarit të përgjithshëm të Kryqit të Kuq Sait Saiti si dhe atashes së mbrojtjes së Kroacisë, Austrisë, Norvegjisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail