DPHM: Mot jostabil, shi, erë dhe bubullima

Shkup, 22 gusht 2016 (MIA) - Në pjesën më të madhe të Maqedonisë veçanërisht në rajonet malore në orët e pasdites do të ketë mot jostabil, në disa vende reshje të bujshme dhe bubullima, ndërsa në fushëgropën e Shkupit do të fryjë erë e fortë në momente edhe deri në 75 kilometra në orë, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Moti pasdite do të jetë jostabil, me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Proceset do të jenë më intensive në orët e mbrëmjes dhe të natës ku pritet reshje të shiut (edhe mbi 30 l/m2) ndërsa në disa vende do të ketë mot të lig me shkarkime të fuqishme elektrike dhe erë të përforcuar dhe breshër.

Edhe fushgropa e Shkupit në orët e mbrëmjes do të jetë jostabile me reshje të bujshme bubullima dhe erë të përforcuar lokale dhe në formë të motit të lig.

Në rast të paraqitjes së shkarkimeve elektrike nga DPHM rekomandojnë të mos qëndrohet në vend të hapur dhe nën pemë, ndërsa kopetë të grupohen në grupe të vogla.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail